Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu­t i mungoi Radasi dhe... mesfusha

Lilaj dhe Nimaga, qartazi në një ditë jo të mirë

- Nga ERVIN FAKAJ

Skënderbeu dukshëm është i lodhur dhe kjo u demonstrua edhe dje. Korçarët...

Skënderbeu dukshëm është i lodhur dhe kjo u demonstrua edhe dje. Korçarët zhvilluan një lojë nën nivelin e ndeshjeve të tjera që kanë luajtur në Europë. Peshoi shumë mungesa e Radasit dhe e Soues, por peshoi edhe motivimi për një ndeshje që fundja nuk të nxiste për ndonjë objektiv madhor, përveçse për shpërblimi­n e majmë të UEFA-s në rast fitoreje.

NDESHJA - Lojë e vakët nga të dyja skuadrat. Skënderbeu del ngadalë në sulm dhe është i lexueshëm. Vihet re se çalon në atë që e ka pikën më të fortë: qarkullimi­n e topit. Lilaj nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë dhe po ashtu Nimaga. I pari ka sakrifikua­r shumë gjatë këtij sezoni, ndërsa i dyti vjen pas një dëmtimi. Për më tepër, nuk tërheq shumë as sulmi, megjithëse vendësit lejojnë hapësira. Soue është shndërruar në një pikë referimi dhe mungesa e tij u ndje në krijimin e hapësirave në afërsi të zonës apo shërbimet që bënte për lojtarët e tjerë. E, megjithatë, mendoj se mungesa që u ndie më shumë ishte ajo e Radasit. Skënderbeu e kishte të vështirë të nxirrte topin para si duhet. E bënte

“Vendësit u treguan dinakë dhe dukeshin që e kishin studiuar mirë Skënderbeu­n. Në goditjet standarde, ata sulmuan me lojtarët e tyre më të gjatë futbollist­ët më të shkurtër të Skënderbeu­t dhe aty u vu re akoma më shumë mungesa e Radasit”.

keq ose ngadalë shumicën e kohës duke humbur shpejtësi dhe befasi. Por Skënderbeu vuajti shumë edhe në mbrojtje. Të dy golat erdhën si pasojë e organizimi­t të dobët në goditjet standarde. Lojtarët vendës u treguan dinakë dhe dukeshin që e kishin studiuar mirë Skënderbeu­n. Në goditjet standarde, ata sulmuan me lojtarët e tyre më të gjatë futbollist­ët më të shkurtër të Skënderbeu­t dhe aty u vu re akoma më shumë mungesa e Radasit. Ai e lexonte lojën më mirë dhe arrinte të shpërndant­e forcat si duhet në prapavijë. Të dy golat erdhën pikërisht nga ajri, aty ku Skënderbeu realisht vuante. Megjithatë, skuadra korçare ka të ardhme. Paraqitja e tyre në Europë realisht ka qenë e një niveli të kënaqshëm. Tani janë të fokusuar te kampionati, por duhet të mos përsërisin ndeshje nën tonus, ku gjithçka të jetë në varësi të inkursione­ve të Gavazajt apo ndonjë lojtari tjetër. Kjo nuk është në stilin e korçarëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania