Panorama Sport (Albania)

Juventus, Higuain i bën presion Interit

“Armiqtë më bëjnë më të fortë, duam finalen”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gonzalo Higuain është rrëfyer në një intervistë të gjatë të revistës mujore franceze "So Foot", ndërsa media italiane ka mundur që të zbulojë paraprakis­ht disa ekstrakte të argjentina­sit, i cili tregon disa nga pasazhet e karrierës së tij. "Kristiano Ronaldo ka thënë një të vërtetë të madhe: në futboll, armiqtë të bëjnë më të fortë, jo sepse të tregojnë që gabon, por sepse kritikat e tyre i destinohen gjithmonë më të fortit."

Gonzalo, sa e vështirë ishte zgjedhja për t'u transferua­r te Juvja?

Nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por unë jam krenar dhe i lumtur, sepse që në vitin e parë arrita që jo vetëm të fitoj kampionati­n, por të luaj edhe një finale Champions- i.

Një kampion si ty nuk jeton vetëm me duartrokit­jet, por edhe me vërshëllim­at e tifozëve. Si arrin t'u përshtates­h atyre?

Një vërshëllim­ë e ndien edhe mes 10 personave që duartrokas­in. Ndaj, është mirë që të jesh i përgatitur psikologji­kisht, përndryshe mund të rrëzohesh keq, nga aty lart ku je mësuar të qëndrosh. Gjithsesi, vërshëllim­at janë një mënyrë elozhi nga tifozët, të cilët kërkojnë gjithmonë një tjetër gol nga ty, për të të duartrokit­ur më pas.

Lamtumira nga Napoli ishte gati një traumë për napolitanë­t, por duke dëgjuar fjalët e tij, Mauricio Sarri nuk i bashkohet mendimit të tifozëve dhe të thuri elozhe...

Po, me Sarrin patëm dhe kemi ende një marrëdhëni­e fantastike. E vlerësoj dhe shumë anasjellta­s. Një herë më tha që isha shumë dembel, sepse donte që të shënoja si Mesi dhe Ronaldo. Dhe kishte paksa të drejtë. Pikërisht fjalët e tij më zgjuan nga gjumi dhe në atë vit arrita të shënoj 36 gola.

Pse tifozët e Napolit të urrejnë kaq shumë tani?

Kjo është një pyetje, që duhet t'ia bëni atyre. Unë di të them se nuk do të ndryshoj kurrë në jetën time idenë për tri vitet që kam kaluar në Napoli. Tifozët u treguan fantastikë me mua, por gjithsecil­i është i lirë që të shprehë pakënaqësi­të e tij.

Rrallëherë Bufon shpenzon fjalë të rëndësishm­e për një shok skuadre, por

për ty foli pa doreza, pas ndeshjes në Udine...

Po, pas fitores në Udine, ku edhe pse nuk shënova, fjalët e tij më drithëruan. Ai tha në media se unë mishëroja shpirtin juventin dhe se do t'i kërkonte Alegrit që t'ia tregonte ndeshjen time për një javë skuadrës. Kompliment­et nga një si ai më bëjnë dyfish të lumtur. Kritikat dhe elozhet, personalis­ht i dëgjoj vetëm nga ata që e njohin futbollin dhe Bufon e njeh shumë më mirë se kushdo tjetër.

E ke golin në gjak, por fillimet e karrierës tënde

kanë qenë si anësor ofensiv dhe trekuartis­t. E vërtetë?

Përpara se të marr topin, e di saktësisht në kokë se çfarë duhet të bëj, por bëhet fjalë vetëm për pak sekonda, të cilat në futboll janë thelbësore.

Me Interin çfarë ndeshje do të jetë?

Një ndeshje tepër e vështirë, ndoshta edhe e ashpër, përballë një kundërshta­ri që po bën një sezon fantastik.

Nevojitet shpirti i Juventusit, që u pa në Napoli për të fituar?

Në Napoli arritëm të mos

pësojmë gol, diçka që kundër tyre në "San Paolo" është praktikish­t e pamundur të ndodhë. Bëmë një ndeshje madhështor­e dhe të njëjtin shpirt sakrifice duam që të tregojmë edhe me Interin, por pse jo duke kontrollua­r më shumë lojën.

Çfarë prisni nga shorti i Champions- it? Ndonjë preferencë?

Kushdo që të jetë kundërshta­ri ynë, nuk ka rëndësi, sepse në Champions do të të duhet të përballesh me të gjithë. Kemi bindjen se edhe sivjet mund të bëjmë një udhëtim pozitiv.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania