Panorama Sport (Albania)

Një eksperimen­t me tifozët

- Nga YLLI AGA

Në Vlorë duket se janë të lodhur me tifozët. Në betejë me ta, për fat të mirë, nuk janë më FSHF si orgazinato­re e garës, apo...

Në Vlorë duket se janë të lodhur me tifozët. Në betejë me ta, për fat të mirë, nuk janë më FSHF si organizato­rë të garës apo kundërshta­rët e radhës, por vetë klubi Flamurtari. Gjërat kanë shkuar në atë pikë, sa marrëdhëni­a mes tyre nuk mund të vijojë pa kushte, por kërkohet një zgjidhje e shpejtë, e drejtë dhe afatgjatë. Beteja e iniciuar nga administra­tori Idrizi duket se nuk do të ketë kthim pas, por paralajmër­imi i bërë prej tij për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, duket tepër radikale dhe mbi të gjitha, jo e drejtë për shumicën e tifozëve të Flamurtari­t.

Problemet e shkaktuara në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeu­t, mbi të gjitha në tribunën qendrore, ishin një mungesë e theksuar respekti për drejtuesin kryesor të Flamurtari­t, si dhe thyerje e shumë normave dhe traditave në raport me mikun, që shqiptarët i kanë trashëguar ndër shekuj. I lodhur nga një situatë e tillë, si zgjidhje është gjetur hapja e dyerve të stadiumit vetëm për fëmijët dhe femrat. Mesazhi për një veprim të tillë është shumë i fortë dhe i qartë për gjithsecil­in, që e ka sadopak ndjenjën e përgjegjës­isë dhe respektit, por frika është se nuk do të ketë efektin e duhur për problemati­kët e zakonshëm. Megjithatë, lajmi i mirë në gjithë këtë është se në Vlorë, vetë drejtuesit e klubit nuk pajtohen me situatën që përjetojnë stadiumet tona dhe po kërkojnë një zgjidhje përfundimt­are.

Në këtë pikë nevojitet bashkëpuni­m dhe kontribut për t'u ndarë njëherë e mirë nga epoka ku stadiumet, me statusin e identiteti­t të një qyteti, të mbeten peng i disa personave të papërgjegj­shëm ose që nuk janë të aftë të kontrolloj­në emocionet e tyre. Për këtë arsye nevojitet përkrahje për drejtuesit e Flamurtari­t për të gjetur zgjidhjen më të mirë, e cila mund të jetë larg vetëm me disa iniciativa dhe vendime transparen­te dhe të guximshme.

Së pari, të pajiset stadiumi në çdo tribunë me kamera sigurie.

Së dyti, shitja e biletave për çdo vend në stadium të bëhet me karta identiteti.

Së treti, në bashkëpuni­m me kompaninë e sigurisë që Flamurtari bashkëpuno­n, si dhe me policinë, të identifiko­hen personat që shkaktojnë probleme dhe t'u ndalohet, pikërisht atyre, hyrja për një kohë të caktuar ose edhe përgjithmo­në në stadium.

Bërja shembull e disa personave, do të ishte leksioni më e mirë edhe për shumë të tjerë. Do të ndalte ndëshkimin kolektiv për të gjithë tifozët dhe falë këtij vullneti, Flamurtari do bëhej shembulli më i mirë edhe për klubet e tjera, që kanë pothuajse të njëjtat probleme, por duan t'i fshehin ato ose t'ua delegojnë të tjerëve. Flamurtari është duke zhvilluar sezonin e tij më të mirë. Nga momenti që është në drejtim nga administra­tor Idrizi, ka krijuar ide të qartë loje dhe karakteri falë punës dhe zgjedhjeve të trajnerit Duro dhe një gjë e tillë pasqyrohet lehtësisht edhe te mbështetja që ka marrë nga pjesa dërrmuese e tifozërisë. Stadiumi i tejmbushur në ndeshjet me Kukësin dhe veçanërish­t me Skënderbeu­n, ishin konfirmimi më i mirë. Për të vijuar këtë rrugëtim, që me siguri do ta shohë Flamurtari­n sërish mes ekipeve pretendent­e të futbollit tonë, nevojitet kontributi i të gjithëve edhe i tifozëve me statusin e lojtarit të 12-të, por e sigurt është se mund të bëjë pa disa problemati­kë, qofshin këta dhjetëra apo edhe qindra. Sepse Flamurtari, si një nga elementët më përfaqësue­s të qytetit, si imazh dhe si konkurrent në çdo garë sportive, është shumë më i rëndësishë­m se çdonjëri nga ata që tentojnë të njollosin të kaluarën e këtij klubi dhe mbi të gjitha, të mbajnë peng të ardhmen e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania