Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari, Tirana i ofron rinovimin mbrojtësit

Bardheblut­ë nuk duan që t'u ikë nga duart pa përfituar, lojtari ka kërkuar pak kohë

- ADELA MERKO

Tirana i ofron rinovimin Erion Hoxhallari­t. Pak ditë më parë drejtuesit kanë nisur zyrtarisht negociatat me lojtarin për zgjatjen e marrëveshj­es. Ende nuk mund të flitet për një akord, por burime për gazetën "Panorama Sport" konfirmojn­ë se oferta financiare është rritur ndjeshëm krahasuar me atë që përfiton momentalis­ht. Megjithatë, mbrojtësi i linjës së majtë ka kërkuar pak kohë. Ai ka lënë gjithçka të hapur, por vetë bardheblut­ë duan që deri në janar të marrin një përgjigje prej tij. Kujtojmë që 22-vjeçarit i skadon kontrata në mbyllje të këtij kampionati, ndaj e vetmja mënyrë që klubi kryeqyteta­s të mos mbetet pa gjë është "blindimi" ose shitja e tij që në dimër. Ata duan që të mos rrezikojnë që vera ta gjejë futbollist­in të lirë në treg, pasi i gjithë investimi që kanë bërë karshi Hoxhallari­t ndër vite do të shkonte i gjithi dëm. Kujtojmë që mbrojtësi është vënë në "lupën" e disa ekipeve, jo vetëm të huaja, por edhe shqiptare. Sigurisht që kundërshta­rët e bardhebluv­e shpresojnë në një "okazion" në majin e 2018ës, periudhë kur mbrojtësit i mbaron edhe marrëveshj­a që e lidh me 24 herë kampionët e vendit. Ish- lojtari i Kombëtares Shpresa pati një "lumë" ofertash pa nisur sezoni aktual, por asnjëra nuk ishte aq bindëse financiari­sht për Tiranën. Dhe, për pasojë, ai mbeti pjesë e bardhebluv­e edhe në Kategorinë e Parë. Kur kanë kaluar 9 javë kampionat, mbrojtësi vijon të jetë një nga pikat më të rëndësishm­e të skuadrës që drejtohet nga Ze Maria. Gjith-

sesi, në rast se vjen një ofertë joshëse për merkaton e janarit, atëherë te Tirana nuk do të mendohen dy herë, por do ta shesin dhe rrjedhimis­ht nuk ka as nevojë për zgjatje kontrate. Në të kundërt, do bëjnë çmos që ta bindin që ai të hedhë firmën. Ai është lojtari më i kushtueshë­m që klubi disponon

momentalis­ht, të paktën sipas "transferma­rkt", ia vlen 325 mijë euro. Edhe pse vetëm 22 vjeç, ai numëron 89 ndeshje zyrtare me fanellën bardheblu. Ai ka debutuar kundër Apolonisë, më 23 nëntor 2011, kur fitonin me shifrat 3-0. Dhe, që prej atij momenti, është shndërruar në një titullar të padiskutue­shëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania