Panorama Sport (Albania)

Flamurtari gjen golat në Hong Kong

Sulmuesi: Erdha në një klub të madh, jap maksimumin

- ERMAL SIKA

Flamurtari bën goditjen e parë për merkaton e janarit. Atëherë kur nuk pritej dhe e gjithë vëmendja ishte përqendrua­r te kampionati, vlonjatët kanë prezantuar Igor Nedeljkovi­çin. Sulmuesi serb, pasi ka rënë dakord me klubin

Flamurtari bën goditjen e parë për merkaton e janarit. Atëherë kur nuk pritej dhe e gjithë vëmendja ishte përqendrua­r te kampionati, vlonjatët kanë prezantuar Igor Nedeljkovi­çin. Sulmuesi serb, pasi ka rënë dakord me klubin vlonjat për termat financiarë, ka hedhur edhe firmën mbi kontratë. Lojtari është prezantuar nga klubi i Flamurtari­t, që jep "leksion" merkatoje. Rrallëherë ndodh që një afrim të bëhet që në hyrje të dhjetorit, megjithatë në Vlorë kanë bërë lëvizjen e duhur. Ai, edhe pse vetëm në janar mund të vihet nën urdhrat e Shpëtim Duros, prej javës së ardhshme, do të nisë stërvitjen me ekipin. Kjo periudhë do i japë mundësi që të përshtatet me grupin dhe kur të rinisë kampionati, ai të jetë me një hap me të tjerët. Ai ka nënshkruar një marrëveshj­e për 1.5 vite, pra do të mbyllë këtë sezon dhe do jetë pjesë e Flamurtari­t edhe për sezonin tjetër. Gazeta zbulon se Nedeljkovi­ç ka firmosur për 4 milionë lekë në muaj.

DEKLARATA - Igor Nedeljkovi­ç është më shumë se i emocionuar për aventurën e parë në tokën shqiptare. Serbi, gjatë prezantimi­t te Flamurtari, ka deklaruar se ka ardhur që të japë kontributi­n e tij për këto ngjyra, paçka se në klub nuk i kanë vendosur objektiva. "Jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e Flamurtari­t duke nisur nga janari. Unë do të jap maksimumin tim për arritjen e objektivav­e. Kam dëgjuar për historikun e Flamurtari­t, që është një klub me traditë. Ka pretendime të mëdha dhe duan që të arrijnë objektiva sa më maksimalë. Unë do të jap kontributi­n tim këtu, falë edhe eksperienc­ës që kam. Nuk është se drejtuesit më kanë vënë objektiva, po natyrisht që një klub i madh ka edhe objektiva ambiciozë", përfundoi Nedeljkovi­ç.

KARRIERA - Sulmuesi ka lindur më 24 shtator 1991, në Beograd, dhe ka një karrierë realisht të pasur. Ai nuk ka luajtur vetëm në vendlindje, por edhe në Mal të Zi, Bosnje e deri në Hong Kongun e largët. Sulmuesi ka dalë nga Zheleznik, megjithatë, si profesioni­st, ka luajtur për Çukariçki, nga 2009-ta e deri në 2012-ë. Sezonin pasardhës u zhvendos në kampionati­n malazez, te Sutjeska Nikshiq. Në vitet 2014-2015 u transferua në Alfa Modrica në Bosnjë-Hercegovin­ë dhe më tej kar- rierën e vijoi në Maqedoni te Sileks Kraovo. Shpërthimi­n e ka pasur pikërisht në këto dy sezone që luajti këtu, pasi në 93 ndeshje shënoi 37 gola. Para se të vinte në Shqipëri, ka mbrojtur ngjyrat e Pegasus në Hong Kong, por aty numëron vetëm 2 gola në 7 ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania