Panorama Sport (Albania)

Huter: Më kënaq fakti që e mbyllëm me fitore

-

Ashtu si Skënderbeu, edhe Jang Bojs, në takimin e djeshëm, nuk ka pasur asnjë objektiv sa i takon kualifikim­it, pasi ekipet që do të vazhdonin më tej në këtë kompeticio­n ishin vendosur. Por fitorja e djeshme nuk e ka shpëtuar trajnerin Adi Huter nga kritikat e mediave zvicerane edhe pse ky i fundit në konferencë­n për shtyp është shprehur i kënaqur për lojën që ka bërë skuadra. "Kemi marrë një fitore të merituar ndaj një kundërshta­ri të vështirë, që erdhi me objektivin e qartë për të marrë pikë. Megjithatë, futbollist­ët e mi kanë luftuar dhe kanë besuar deri në fund te fitorja duke e arritur atë. Skuadra ka treguar forcë karakteri duke kthyer rezultatin në favor të tij, pasi u gjend në disavantaz­h", tha fillimisht Huter, i cili foli edhe për aktivizimi­n e lojtarëve të rinj. "Kam bërë shumë ndryshime në formacion në këtë ndeshje për t'u dhënë lojtarëve të rinj hapësira, në mënyrë që të kishin mundësi të tregonin vlerat e tyre. Jam i kënaqur nga ajo që kanë bërë futbollist­ët e aktivizuar dhe kjo më jep shpresë për të ardhmen. E di që në këtë kompeticio­n nuk kemi bërë më të mirën tonë, por do të përqendroh­emi në kampionat. Gjithsesi, jam i lumtur që u larguam nga Europa Ligë me fitore dhe me faktin që nuk jemi në vendin e fundit në tabelën e klasifikim­it. Futbolli është i tillë dhe duhet të pajtohemi edhe me disfata", ka mbyllur Huter në konferencë­n para mediave. Në fillim të kompeticio­net, Jang Bojs ishte në garë për t'u kualifikua­r, por e mbylli në vendin e tretë fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania