Panorama Sport (Albania)

Shehi: Keqardhje për pikët e lëna, ja çfarë kërkova për sfidën e fundit

Kapiteni: Do ruaj dorezat dhe fanellën e Europës

-

Edhe një herë tjetër e ka bërë me dije që do i japë fund me Skënderbeu­n në përfundim të edicionit. Orges Shehi e ka përsëritur sërish në mikrofonin e "TVSH"- së se kjo ishte sfida e tij e fundit në Europë dhe se në verë do ta mbyllë karrierën, duke zbuluar edhe kërkesat për bashkëlojt­arët në dhomat e zhveshjes si dhe ndjesinë për humbjen.

HUMBJA - "Sinqerisht të vjen keq për rezultatin, sepse nga ana tjetër ne kemi luajtur mirë dhe të barabartë si në vazhdimësi­në e ndeshjeve të tjera. Kur ndëshkohes­h, në fund, të vjen keq dhe qan pikën e humbur."

NOTA PËR EKIPIN - "Paraqitjen e këtij viti në Europë mund ta cilësoj si kampionat, pasi e kemi nisur herët. Kemi bërë 14 ndeshjen në një periudhë të shkurtër. Jemi të kënaqur nga performanc­a e ekipit sepse jemi shfaqur mirë. Lojtarët luajnë pa asnjë ndjenjë inferiorit­eti me kundërshta­rët. Të kënaqur nga ajo që kemi marrë dhe kemi dhënë."

E FUNDIT - "Para ndeshjes, po ju thosha djemve që ta mbyll me një paraqitje dinjitoze. E kam thënë që, fundi do të jetë në verë, por duhet të përqendroh­emi deri në fund për kampionati­n dhe të dalim me kokën lart nga Europa. Dorezat dhe fanellën do t'i mbaj, pasi po dalim nga një kompeticio­n shumë i rëndësishë­m. Ne kemi luajtur për herë të dytë, por ky edicion është për të lënë shenjë sepse kemi dalë më kokën lart dhe jemi shfaqur mirë." ARBITRI - "Unë personalis­ht nuk jam marrë me arbitrat as në Shqipëri dhe as në të tilla kompeticio­ne. Ndoshta mund të pretendoni­m diçka më shumë, por nga pozicioni im nuk kisha pamje. Djemtë më thanë që kishte moment për penallti dhe një i dyshimtë. Nuk është në karakterin tim që të merrem me arbitrin." FUNDI - "Nga pozicioni dhe eksperienc­a me shumë ndeshje ndërkombët­are dhe vite mbi supe, doja të ishim të qetë dhe këtë gjë t'ia përcillja skuadrës. Kur luan në të tilla kompeticio­ne, me kundërshta­rë shumë të fortë, në fund tensioni është prezent, duke qenë se je në kërkim të rezultatit. Ndoshta mund ta çonim lojën pak më ndryshe, por i tillë është futbolli që na ndëshkoi. I tillë moment më kujton edhe Dinamon, që na bëri të pësojmë gol në fund fare", deklaroi kapiteni Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania