Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SKËNDERBEU­T

-

SHEHI 6 - Pëson dy gola jo për faj të tij. Bën ndërhyrje shpëtimtar­e, por në fund tradhtohet nga mbrojtja dhe nuk shmang dot humbjen. Duket se nuk i ndien vitet mbi shpinë.

VANGJELI 4 - Më i dobëti në fushë për Skënderbeu­n. Gabon në golin e parë, pasi nuk mbulon siç duhet kundërshta­rin dhe shkakton goditjen e këndit me një ndërhyrje të pakuptimtë në pësimin e golit të dytë. JASHANICA 5 - Vuan shumë presionin e kundërshta­rëve dhe i duhet të mbyllë disa pozicione në mbrojtje, megjithatë në disa raste thyen aksione të rrezikshme të kundërshta­rëve. ALITI 4.5 - Do të kishte një gjysmë note më shumë në rast se nuk do të kishte bërë atë gabim në momentin e pësimit të golit të dytë, ku duhet të ishte treguar më i sigurt.

MICI 6 - I saktë dhe energjik. Ndryshe nga shokët e tjerë të repartit mbron mirë dhe ndihmon ekipin në aksionet sulmuese me krosime të rrezikshme në portën kundërshta­re. MUZAKA 6 - I palodhur. E sheh në çdo cep të fushës në ndihmë të shokëve të skuadrës. Mendon më shumë për mbrojtjen dhe lufton shumë në mesfushë. LILAJ 5.5 - Thyen aksionet e kundërshta­rit dhe koordinon lojën e korçarëve. Mbetet një prej më të mirëve në pozicionin e tij dhe këtë e tregoi edhe dje. Do të meritonte notë më të lartë nëse skuadra do të kishte barazuar.

NIMAGA 5.5 - Ka meritën e shënimit të golit të Skënderbeu­t nga Gavazaj, pasi ai krijoi rastin. Megjithatë, vuan shumë në veprimet sulmuese, pasi duhet të jetë më i shpejtë.

GAVAZAJ 7 - Nuk kursen asgjë nga klasi i tij. Hyn në driblim dhe ia del të marrë krahun në shumë raste, duke fituar duelet me mbrojtësit kundërshta­rë. Shënon golin e vetëm për korçarët.

SAHITI 5.5 - Kuptohet mirë me shokët e skuadrës dhe ndërmerr herë pas herë aksione individual­e. Megjithatë, i duhet ende kohë të tregojë potenciali­n e tij të plotë. ( Osmani 72' - Pa notë).

DEMTE 5 - Luan si sulmues i parë, megjithatë ka probleme orientimi. Është i fortë, por në një tjetër pozicion mund të japë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania