Panorama Sport (Albania)

Daja: Shqiptarët nuk i duan

" skush s'mund të më kërcënojë, Sahitit i duhet kohë, Gavazaj super"

-

Në përfundim të ndeshjeve në fazën e grupeve, trajneri Daja ka qenë i revoltuar me arbitrin e ndeshjes, për momentin e 11-metërshit të pretenduar, si dhe për kërcënimet që i ka bërë. Trajneri i Skënderbeu­t, në daljen për mikrofonin e "TVSH"-së, ka shpjeguar zëvendësim­et si dhe ka analizuar paraqitjen e Demte, si dhe të Gavazajt dhe Sahitit.

Sa keq ju vjen që pësoni gol në fund? Vetëm arbitri e kishte fajin për këtë humbje?

Siç duket, Europa na do kaq shumë, saqë fillon problemet duke mos na dhënë vizën në ambasadë për një nga futbollist­ët në kompeticio­net europiane. Sot ( dje) nuk kishim asnjë sulmues. Sa i përket arbitrit, mund të them që ishte një moment penalltie në minutën e 70 e pak, ku ai ka qenë shumë afër aksionit. Jo vetëm kaq, por vjen dhe më kërcënon se do të bëjë raport pas ndeshjes. Megjithatë, unë nuk dua të merrem me të, por më vjen shumë keq që ndodhin të tilla gjëra. Nëse Mici bëri faull në momentin që bëri korner, ai, me Nimagën brenda zonës, ishte katastrofë. Më vjen keq për mbylljen sepse kemi nisur një punë që në fillim të qershorit dhe do të donim ta mbyllnim me vend të tretë. Ky është futbolli dhe nuk ke çfarë bën. Ndoshta, kur ke këtë pasaportën tonë, edhe këta që kemi përballë, janë shumë dashamirës ( oficerët e UEFA- s). Aktivizimi i Osmanit? Kundërshta­ri po luante me topa të gjatë në thellësi dhe Osmani u vendos para mbrojtjes për të bërë të mundur që të mbyllte hapësirat në qendër, kur njëri nga qendërmbro­jtësit do të ishte në duel. Ai e njeh mirë rolin e qendërmbro­jtësit dhe është shtatlartë. Donim që t'i jepnim edhe qetësi ekipit në fazën e sulmit dhe në administri­min e lojës. Besoj se e bëri mirë detyrën e tij.

Pak minuta për Takun, pse kjo zgjedhje?

Të them të drejtën, përveç se ishim të kushtëzuar nga mungesat për të bërë ndryshime në formacion, në fund fare, ajo që menduam ishte se pas dy ditësh do të luajmë në Laç. Dhe nuk mund të konsumonim gjithçka për një ndeshje , që do të na mbante vetëm në vend të tretë dhe nuk do të na jepte diçka tjetër që ia vlente. Tani, objektiv kryesor për ne është fitimi i kampionati­t.

Sa i kënaqur jeni për Demte?

Kur një lojtar e zhvendos nga pozicioni natyral, edhe nëse bën gabime, është i justifikua­r. Nuk mund t'i kërkoja më shumë për manovrën e sulmit, pasi nuk është roli i tij dhe nuk e bëri dot sulmimin e thellësisë. Mori notë të mirë, sepse lëvizi shumë dhe harxhoi shumë energji për të zëvendësua­r dy mungesat tona, Souen apo Xhejmsin.

Nervozizmi i skuadrës a ishte faktor për mosmarrjen e pikës apo gjithçka në këtë humbje bie mbi arbitrin?

Të luftosh kaq fort dhe të jesh shumë i qetë në fund pas asaj që shohim në lojë, do të thosha që nuk ishte nervozizëm as i lojtarëve dhe as i stafit, por i arbitrit.

Çfarë biseduat me arbitrin në momentet e fundit?

Nuk ka të drejtë që të qëndrojë aq afër në vendin tim, sepse secili ka hapësirën e vet të lirisë. Nuk mund të më vijë aq afër në zonën time, qoftë arbitri apo ndonjë tjetër që s'po e them.

A jeni i kënaqur me tre sulmuesit kryesorë?

Jam i kënaqur sepse Gavazaj, i cili është kthyer tashmë në rolin e sulmuesit anësor, është shndërruar në forcë tepër të rëndësishm­e për ne. Soue ka shkuar te goli dhe ka shërbyer edhe për pasimin e fundit. Është pikë e fortë për të pasuar dhe hapur zonat për të tjerët. Xhejms ka bërë mirë sepse i shërben shumë mirë ekuilibrit të skuadrës. I duhet kohë Sahitit që të përshtatet me kërkesat tona dhe mënyrën e lojës së Skënderbeu­t. Besoj se, me përmirësim­in e kondicioni­t të Kelmendit apo Gripshit, do të kemi potencial të mirë. Në vijim do të kemi edhe më shumë alternativ­a, pasi potenciali individual i lojtarëve që kemi në dispozicio­n besoj se është i mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania