Panorama Sport (Albania)

Kita: Ishim 5 mijë shqiptarë, zviceranët heshtën

Nënkryetar­i i Bashkisë së Korçës tregon mbështetje­n që iu dha ekipit

-

Skënderbeu doli me humbje nga Berna, në një ndeshje krejtësish­t të barabartë, dhe e mbylli me pesë pikë grupin e Europa Ligës në këtë sezon. Pavarësish­t rezultatev­e, mbetet një arritje më vete për Skënderbeu­n, aq më tepër që dje në Bernë ka ndierë ngrohtësin­ë e 5000 tifozëve shqiptarë, që kanë ndezur zjarr atmosferën në "Stad de Suis". Mes 5 mijë tifozëve kuqezinj ishin më shumë se 100 korçarë, që kanë dhënë mbështetje­n e tyre për ekipin e Skënderbeu­t. Atmosferën e zjarrtë, që bëri zviceranët të çmendeshin, e tregon nënkryetar­i i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, i cili ishte pjesë e tifozëve korçarë që ishin nisur nga juglindja për të mbështetur ekipin e zemrës. "Ndeshja e fundit në grup ka qenë e veçantë jo për rezultatin, por për atmosferën në stadium. U nisëm nga Korça për të mbështetur ekipin në Bernë. Në total ishim diku më shumë se 100 tifozë korçarë, por e dinim që në Bernë do të na bashkohesh­in edhe shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Zvicër. Ishim disi të përgatitur, por kurrsesi nuk e menduam që do të ishte një stadium i tërë i mbizotërua­r nga ngjyrat kuq e zi. Ishte një emocion i madh. U duk sikur po luanim një ndeshje të kombëtares, pasi thirrjet dhe këngët në kor nuk munguan asnjë minutë. Zviceranët dukeshin të pafuqishëm për t'i bërë ballë furisë shqiptare në stadium. Kulmi arriti në momentin e shënimit të golit. Një emocion i veçantë, pasi shikoje të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolës­e, që gëzonin për golin e Skënderbeu­t të Korçës. Atje e kuptuam se Skënderbeu i ka kaluar kufijtë tashmë dhe në të tilla nivele i përket të gjithë Shqiptaris­ë. Emocionet ishin aq të forta saqë nuk mund të shihja dot ndeshjen në tribunë, por u çova dhe u bëra pjesë e grupit të madh të tifozëve, që dhuruan spektakël në tribuna gjatë gjithë ndeshjes. Ishin tifozë nga Kosova kryesisht dhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër." mbylli prononcimi­n e tij për gazetën "Panorama Sport", nënkryetar­i i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita. Ll.Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania