Panorama Sport (Albania)

Gavazaj “shfryn” ndaj arbitrit

“Notë maksimale për ekipin, kemi ruajtur të njëjtin ritëm në kampionat dhe Europë”

-

Enis Gavazaj ishte njeriu i ndeshjes së djeshme, duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe shënuar golin e Skënderbeu­t, që ishte i pari i takimit. Në një intervistë për TVSH pas ndeshjes, Gavazaj është shprehur se donte një rezultat pozitiv për të kënaqur tifozët që ishin të shumtë në shkallët e stadiumit.

Gavazaj, një humbje e pamerituar, duke parë se si shkoi takimi. Si ndiheni?

Kemi bërë një lojë të mirë, por arbitri dhe disa gabime të vogla tona na kanë bërë që të humbasim ndeshjen. Duhej të ishte akorduar një penallti për ne në momentin e rrëzimit të Nimagës, por kryesori nuk vërshëlleu, edhe pse arbitri, i cili ishte jashtë fushës, sinjalizoi për penallti.

Jeni i kënaqur për faktin që në këtë ndeshje keni arritur të shënoni të parin gol?

Në ndeshjen e parë që kemi luajtur në këtë kompeticio­n, kam bërë një nisje të mirë, por jam dëmtuar dhe kam mbetur jashtë fushave për më shumë se një muaj. Jam i kënaqur, pasi në këtë ndeshje jam futur me objektivin për të bërë maksimumin, ndërkohë që si skuadër kishim në plan që të merrnim një rezultat pozitiv. Donim që të mos humbisnim

edhe për faktin se në stadium kishte shumë tifozë që na mbështesin. Por, jemi ndëshkuar në fund në një rast që nuk e kam parë mirë se çfarë ka ndodhur.

Është folur shumë gjatë ditëve të fundit për menaxherë. Mund të na zbuloni diçka?

Nuk kam menduar në asnjë moment për menaxherët, por vetëm për ndeshjen. Doja që të bëja punën time. Për këtë gjë duhet pyetur menaxheri im.

Mund t'i vini një notë Skënderbeu­t në këtë sezon?

Sa i përket notës, ishte më shumë se pozitive. Normale që kemi bërë punë të mirë, si trajneri, drejtuesit e ekipit. Besoj se kemi munduar që edhe në kampionat të ruajmë këto rimte dhe të luajmë njësoj si në Europë.

Skënderbeu është një skuadër që krijon shumë volum loje, por ju personalis­ht e keni të vështirë të shënoni. Përse?

Është e vërtetë dhe doja të thosha se duhet të jemi më afër portës. Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe me trajnerin, i cili më ka bërë disa vërejtje dhe duhet që të përmirësoh­em edhe më shumë në të ardhmen. Po bëj maksimumin që të rregulloj këtë pjesë dhe besoj se do të jem mirë dhe do arrij të shënoj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania