Panorama Sport (Albania)

Shqiptarët pushtojnë me flamuj kombëtarë

-

-Rreth 500 tifozët shqiptarë kanë qenë të pranishëm dje në "Stade de Suise" të Bernës në mbështetje të Skënderbeu­t, që ka luajtur takimin e fundit të Europa Leagues ndaj ekipit vendas të Jang Bojs. Edhe pse tifozëria mike ka pasur sektorin e saj, nuk kanë munguar flamujt kuqezi në të gjithë perimetrin e stadiumit. Një numër shumë i vogël tifozësh kishin udhëtuar nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër ishin kryesisht emigrantë që jetojnë në Zvicër. Edhe pse luante Skënderbeu, mes tifozëve dalloheshi­n lehtësisht edhe simbolet e Kombëtares Shqiptare. Tifozët nuk kanë kursyer as këngë në drejtim të ekipit bardhekuq dhe kanë duartrokit­ur futbollist­ët në fundin e ndeshjes.

-Në minutën e 66' të takimit, në stadium, shtohet mjegulla, aq sa futbollist­ët e kanë të vështirë që të shohin. -Në minutën e 68' të ndeshjes, Demte dëmtohet, ndërkohë që trajneri Daja kishte bërë gati zëvendësim­in e Sahitit dhe në vend të tij priste të aktivizohe­j Osmani. Por, pas dëmtimit zëvendësim­i shtyhet për pak minuta në mënyrë që të shihej gjendja e lojtarit, që dje luajti si sulmues. Por, duke parë që Demte nuk kishte asgjë serioze, Daja vendosi pak minuta më vonë të bënte edhe zëvendësim­in e parashikua­r. - Në minutat shtesë të ndeshjes, gjyqtari kryesor i ndeshjes Evans i tërheq vëmendjen trajnerit Daja për shkak se kishte kaluar shumë pak vijën ku i duhet të qëndrojë trajneri. Gjatë gjithë takimit, arbitri uellsian u dallua për rreptësinë e tij dhe akordimin pa paralajmër­im të kartonëve të verdhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania