Panorama Sport (Albania)

La Kamera për futbollin shqiptar: Ka mangësi taktike

-

Xhovani La Kamera ka qenë një nga kërkesat e trajnerit Mark Iuliano për përforcime­t e verës, por aventura e tij te Partizani nuk zgjati shumë. Ndonëse bëhej fjalë për një mesfushor me eksperienc­ë, ai nuk la gjurmë te "demat". Në një prononcim të dhënë për "Tuttomerca­toweb" ai tregon eksperienc­ën e tij te Partizani, çfarë nuk shkoi dhe defektet e futbollit shqiptar. Në prononcimi­n e tij ka edhe pasaktësi, pasi thotë se është në formë dhe stërvitet me disa kolegë të tij. Por deri të mërkurën ai ka qenë në Tiranë dhe prej javësh nuk u përgatit me ekipin nga një problem në shpinë, çka e vërteton edhe deklarata e djeshme e klubit në lidhje me zgjidhjen e bashkëpuni­mit.

Pse vendosët të largoheshi­t nga Shqipëria?

Ideja për të ndërprerë kontratën lindi në dy javët e fundit, por u zgjidh vetëm këto ditë. Kam kaluar mirë në Tiranë, si në aspektin futbollist­ik, ashtu edhe jashtë tij. Jam i lumtur për këtë eksperienc­ë,

por kisha shumë dëshirë të kthehesha në Itali.

Si është futbolli shqiptar?

I një niveli të mirë. Mendohet se është nivel i ulët, por nuk është kështu. Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik. Ndryshe nga futbolli ynë, punojnë më pak në fazën taktike, më pak në lojën një kundër një. Në këtë drejtim futbolli shqiptar ka pak mangësi. Por, ka shumë teknikë dhe përgatitje fizike.

Prandaj do të ktheheni në Itali, ka ndonjë sirenë?

Për momentin stërvitem me një skuadër afër Milanos. Janë disa ish-kolegë të Pavias, që kanë një qendër sportive. Do të punoj aty, që të mbaj dhe përmirësoj gjendjen fizike.

Keni objektiv Serinë B apo atë C?

Fatkeqësis­ht, kjo nuk varet nga unë. Po kaloj një rini të dytë, jam mirë fizikisht dhe psikologji­kisht. Nuk kam frikë të rifutem në lojë. Vetëm shpresoj të gjej një projekt serioz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania