Panorama Sport (Albania)

Martini: Absurde, Vllaznia mbijetesë me 800 milionë

“S’kam parë si ky ekip, duhet të ishte në 4 vendet e para”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia, prej vitesh, lundron në ujëra të turbullta pasi po e bën praktikë luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Edhe këtë sezon skuadra shkodrane është duke kaluar një moment negativ në Superiore, ku në 13 javë ka arritur të sigurojë vetëm 12 pikë, duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga kategoria. Paraqitja e skuadrës ka zhgënjyer jashtë mase tifozët, ish-lojtarët, ish-trajnerët dhe më së shumti tifozërinë shkodrane, të cilët e vuajnë më së shumti këtë moment. Vllaznia është prezantuar deri tani me dy trajnerë, fillimisht e nisi me Armando Cungun për të vijuar më pas me Ernest Gjokën, por oscilacion­et mbeten prezente në ekip. Edi Martini, ish-trajneri dhe ish-bomberi i Vllaznisë, nëpërmjet një statusi në "Facebook" ka shpërthyer ndaj situatës ku është zhytur klubi shkodran. Madje, situatën ku ndodhet skuadra e shikon absurde. Sipas Martinit, Vllaznia vërtet nuk ka president të mirëfilltë për ta drejtuar, por me buxhetin që ka, duhet të ishte në katër vendet e para dhe jo në katër të fundit. Martini pohon se vetëm në Shkodër ndodh që me 800 milionë lekë buxhet, flitet për rilindje ekipi. Ja komenti i Edi Martinit në "Facebook"un e tij: "Kam pa e kam dëgju se një ekip nuk shkon mirë se s'ka lekë, por as kam pa e as kam dëgju, që një ekip që ka 800 milionë, duhet me rilind, siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por asht edhe më e vërtetë se po pat dashamirës­i dhe bashkëpuni­m, ekipi ec përpara. Më vjen keq që punët kanë shku deri në këtë pikë të hallit, por jam i bindur se Vllaznia, me ato lekë që ka, duhet të ishte në 4 vendet e para."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania