Panorama Sport (Albania)

“Receta” e Brahos: Ja çfarë i duhet Luftëtarit për të shpëtuar

Sipas "Mjeshtrit të Merituar", bluzinjtë mbijetojnë

-

Për "Mjeshtrin e Merituar të Sportit" Sefedin Braho, i vetmi lojtar gjirokastr­it që në karrierën e tij sportive është vlerësuar me këtë titull, Luftëtari kurrsesi s'e meriton të jetë në zonën "e ftohtë". Në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", lidhur me ecurinë e gjirokastr­itëve në 13 javët e luajtura, për domosdoshm­ërinë e ndërhyrjes në merkato, mjeshtri Braho u shpreh: "Luftëtari, nisur nga rezultatet aktuale, nuk është ai i pritshmi. Përgjegjës konkret jo vetëm që s'ka, përderisa gjykimet e njëanshme kanë rezultuar kundër lojës që futbollist­ët kanë shpalosur në fushë. Jo vetëm kaq, por edhe mungesa e përqendrim­it në momentet decizive në mbrojtje, si dhe 'hallakatja' në sulm, kanë bërë që Luftëtari të humb shkëlqimin e sezonit të shkuar në renditje, por kurrsesi në nivelin e lojës së treguar ndaj gjithë kundërshta­rëve". Përballja e javës së 14-të, ajo me Kamzën konsideroh­et më shumë se jetike për misionin mbijetesë të Luftëtarit, nisur nga gara e fortë sportive që mbart sezoni futbollist­ik 2017-2018. Me optikën e "magjistari­t" të futbollit gjirokastr­it, Luftëtari falë investimev­e të presidencë­s, të kryesuar nga Grigor Tavo, do të jetë sërish pjesë e ekipeve elitare në fund të sezonit. "Në një garë të gjatë dhe me 'thika pas shpine' ka vështirësi në menaxhim. Në shumë takime, ashtu si dhe sezonin e fundit jemi penalizuar nga gjykimet. Nuk mund të them se kanë qenë tendencioz­e, por të mohosh penallti flagrante, këtu është vendi për t'u ndalur", vijoi Sefedin Braho. MERKATO - Megjithëse zyrtarisht merkatoja dimërore nuk ka startuar, për Brahon është koha që në vigjilje të saj, drejtuesit bluzinj të menaxhojnë si hyrjet dhe daljet nga ekipi. "Luftëtari i ka potenciale­t e duhura për të rivalizuar denjësisht në këtë kompeticio­n futbollist­ik. Asgjë nuk do të mjaftonte, kur ekipe si Kamza, Laçi dhe ndonjë tjetër do të përfaqësoh­eshin në këtë nivel. Drejtuesit e Luftëtarit do të bënin mirë që në merkaton e dimrit të afronin lojtarë cilësorë në të gjitha repartet. Vetëm kështu Luftëtari do të mbetet mes ekipeve më të mira në Kategorinë Superiore", përfundoi Braho. Gjirokastr­itët vijojnë përgatitje­t për Kamzën, por lajmi i mirë është bashkimi me grupin i të lënduarve, Beqiri, Bregu, Toledo dhe Aleksi. Rikthimi i Vangjel Zguro pas skualifiki­mit dhe rikuperimi në kohë i të dëmtuarve do të thotë se Luftëtari është i plotë për Kamzën. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania