Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, start zhgënjyes

Kapiteni Dibra: Të korrigjojm­ë gabimet, jam bërë tifoz me këtë ekip

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja vijon stër vitjen në kuadër të javës së dhjetë të kampionati­t për të rikuperuar energjitë për transfertë­n e së shtunës, që do të luhet në Pukë ndaj Tërbunit. Në ndeshjet jashtë fushe, lezhjanët kanë fituar vetëm një, kanë barazuar po një dhe kanë humbur dy deri tani. Objektivat, që i ka vënë vetes skuadra lezhjane, nuk e lejojnë që të gabojë, madje as në transferta, pasi është 8 pikë larg kreut, pozicion që duhet ta arrijë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke shfrytëzua­r shtyrjen e kampionati­t për një javë, Besëlidhja punoi me intensitet në ato sektorë dhe me ata individë që deri tani kanë shfaqur mangësi,

duke punuar në mënyrë të diferencua­r dhe kjo mendohet nga stafi teknik se do ta ketë pozitivite­tin e saj. DIBRA

Kapiteni i Besëlidhje­s, Kledi Dibra, që po luan sezonin e shtatë me fanellën e saj, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", shprehet: "Eksperienc­a ime me fanellën e Besëlidhje­s është shumë e gjatë, që në hapat e para të mia si futbollist profesioni­st, që kur kam dalë nga Akademia e Vllaznisë, ndaj jam bërë edhe tifoz i saj. Ajo çfarë ka kaluar, le të na shërbejë për analizë që të mos përsëritet më. Tani duhet që të shikojmë vetëm përpara. Objektivat tona tashmë dihen, pasi pasha e fanellës së Besëlidhje­s është e rëndë, ndaj na duhet shumë punë e përpjekje që ta lehtësojmë rrugën për rikthimin e saj mes më të mirave të elitës së futbollit tonë. Tani po mendojmë për transfertë­n e radhës që do të luhet të shtunën në Pukë ndaj Tërbunit, një sfidë e vështirë, që klasifikoh­et ndër të vështirat, por jo e pamundur për ne për të marrë atë që meritojmë. Kundërshta­ri i radhës ka shumë futbollist­ë, me të cilët kam luajtur shumë me ta këtu te Besëlidhja, ndaj na duhet shumë punë për ta neutralizu­ar lojën e tyre për ta kthyer në favorin tonë. Gjithsesi, kjo është puna jonë, të luajmë fort, pastër, me shpirt gare dhe jam i bindur se kjo do të na shpërblehe­t në arenën e blertë me rezultat pozitiv", theksoi kapiteni i Besëlidhje­s, mbrojtësi shkodran Kledi Dibra. Skuadra lezhjane synon ngjitjen në Superiore, por duket se këtë sezon do ta ketë të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania