Panorama Sport (Albania)

Kastrioti mendon për merkaton, Caca: Jam i lumtur për tifozët

Krutanët kanë pikasur lojtarët për t'i afruar

-

Kastrioti vazhdon stërvitjen intensive në kuadër të javës së 10-të të kampionati­t. Krutanët e nisin fazën e dytë në shtëpi dhe përballë tyre do të jetë Burreli i vendit të fundit. Në këtë përballje, tekniku Samuel Nikaj do ta ketë skuadrën e plotë dhe pret që vazhdojë serinë e rezultatev­e pozitive edhe në fazën e dytë. Mesfushori i krutanëve, Albert Caca, në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet se Kastrioti e ka të sigurt ngjitjen në Superiore, gjithmonë nëse vijohet me të njëjtin ritëm si në fazën e parë.

CACA - "Kemi bërë paraqitje të mira gjatë fazës së parë dhe për të arritur objektivin duhet të vazhdojmë me të njëjtat ritme. Të shtunën nisim fazën e dytë ku presim Burrelin. Është një ndeshje radhe, e cila ka marrë vlerësim nga ana jonë. E vlerësojmë kundërshta­rin, por edhe pse është në fundin e tabelës, duhet pasur kujdes. Ne, në çdo takim, kemi një synim, në çdo ndeshje për tri pikë. E theksova edhe më lart, të gjitha përballjet me kundërshta­rët vlejnë tri pikë dhe ne synojmë t'i marrim kudo. Ecuria e mirë e fazës së parë ka bërë që të fitojmë lojtarin e 12-të. Tifozëria krutane është rikthyer dhe kjo është shumë e rëndësishm­e, sidomos për një skuadër pretendent­e", u shpreh Caca për gazetën. Sakaq, drejtuesit kanë filluar të hedhin "grepat" në merkato dhe shumë shpejt pritet që të kemi disa afrime tejet cilësore në skuadër. Është vet tekniku që ka vëzhguar disa futbollist­ë nga afër dhe shumë shpejt pritet të kemi ofertë zyrtare ndaj tyre. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania