Panorama Sport (Albania)

Kombëtaret e gjenive, Portugalia kap Gjermaninë

Në rang klubesh, Barcelona paraprin Realin dhe %uven

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo nuk mban gjallë vetëm sfidën e tij në distancë me Lionel Mesin, por mbi të gjitha vazhdon të vërë në vitrinë emrin e tij dhe në të njëjtën kohë i shton edhe më shumë "pikë" Portugalis­ë së vogël, që në rang suksesesh të "Topit të Artë" të barazojë dy kombe si Gjermania dhe Holanda, të cilët, për shumë vite me radhë, i kanë dhuruar spektakël, kampionë të mëdhenj dhe shumë trofe arenës së sportit më të bukur në botë. Me suksesin e djeshëm, sulmuesi i Realit të Madridit e ngjit Portugalin­ë në krye të listës së kombeve që kanë fituar më shumë "Topa të Artë". Përveç "CR7" me 5 trofe personalë, dy luzitanët e tjerë që e kanë merituar atë kanë qenë Luis Figo (Real Madrid) në vitin 2000 dhe legjendari Euzebio i Benfikës në 1965-ën. Në të njëjtin rang suksesesh të këtij vlerësimi personal është edhe Gjermania, por që ndryshe nga Portugalia ka ditur ta shpërndajë këtë trofe në pesë futbollist­ë të ndryshëm: Gerd Myler (Bajern Mynih) 1970^ dy herë Franc Bekenbauer (Bajern Mynih) 1972 dhe 1976^ dy herë Karl-Hainc Rumenige (Bajern Mynih) 1980 dhe 1981 ^ Lotar Mateus (Inter) 1990 dhe Matias Zamer (Borusia Dortmund) 1996. Me 7 "Topa të Artë" edhe Holanda, por e ndarë njësoj si Portugalia, në tre lojtarë të ndryshëm: Johan Krujf 1971 (Ajaks), 1973 dhe 1974 (Barcelona), Rud Gulit (Milan) 1987, Marko Van Basten (Milan) 1988, 1989 dhe 1992. KLUBET E "ARTË"

Në rang klubesh, Barcelona dominon bindshëm, duke qenë se që prej vitit 1956 kur ka startuar ky vlerësim, katalanasi­t numërojnë 11 "Topa të Artë", nga të cilët pesë i përkasin Lionel Mesit, dy Johan Krujfit, një Luizito Suarezit (1960), një Hristo Stoiçkovit (1994), një Rivaldos (1999) dhe një tjetër Ronaldinjo­s në vitin 2005. Ata që ndjekin janë Reali i Madridit me 9 trofe (Alfredo Di Stefano 1957, 1959^ Rejmond Kopa 1958 ^ Luis Figo 2000^ Ronaldo da Lima 2002^ Fabio Kanavaro 2006 dhe Kristiano Ronaldo 2013, 2014, 2016, 2017) të ndarë në gjashtë lojtarë të ndryshëm. Ndjekin në vendin e tretë Juventusi (Omar Sivori 1961^ Paolo Rosi 1982^ Mishel Platini 1983, 1984, 1985^ Roberto Baxho 1993^ Zinedin Zidan 1998 dhe Pavel Nedved 2003) dhe Milani (Xhani Rivera 1969^ Rud Gulit 1987^ Marko Van Basten 1988, 1989, 1992 ^ Zhorzh Ueah 1995^ Andrij Shevçenko 2004 dhe Kaka 2007) me nga tetë trofe, të ndarë në gjashtë futbollist­ë të ndryshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania