Panorama Sport (Albania)

Ja pesë duelet që mund të vendosin sfidën në Torino

Nga Higuain-Shkriniar te Kielini-Ikardi, pritet luftë në "Allianz Stadium"

-

Mbrojtja më e mirë ajo e Interit, me 10 gola të pësuar (po aq sa Napoli dhe Roma), përballë sulmit më të mirë të Juventusit (41 gola)... Kaq mjafton për të parashikua­r spektakël në "Allianz Stadium" nesër në mbrëmje. Më në fund, "Derbi i Italisë" rikthehet të ketë aromë titulli kampion, prandaj edhe audienca pritet që të jetë më e lartë sivjet. Gjithsesi, 22 protagonis­tët titullarë do të jenë të fokusuar te fusha, nga ku priten duele shumë të zjarrta, ku normalisht gjithçka do të varet nga mbrojtje dhe sulmet respektive. KIELINI-IKARDI - Kapiteni i Interit është sulmuesi më i mirë i Serisë A dhe pa dyshim që Kielini duhet të jetë shumë i kujdesshëm, për të mos i lënë hapësira një "vrasësi" zone si argjentina­si. Ai duhet të përdorë jo vetëm muskujt e tij, por edhe të dijë të udhëheqë siç duhet të gjithë repartin, pasi Interi sulmon me forca të shumta sivjet.

DE SHILJO-PERISIÇ - Nëse do të vinin të dy lojtarët në një sprint, në këtë duel nuk do të kishte garë, prandaj ky do të jetë testi i vërtetë për De Shiljon, i cili ka marrë kompliment­e për paraqitjet ndaj Napolit dhe Olimpiakos­it. Ish-mbrojtësi i Milanit duhet të jetë tepër i përqendrua­r, pasi Perisiç është një lojtar shpërthyes, në shpejtësi, në driblim, por edhe të transformo­het si një qendërsulm­ues, pas krahëve të mbrojtjes bardhezi. SANDRO-KANADREVA - Kandreva është "Mbreti" i krosimeve deri në këtë pikë të kampionati­t dhe Interi një në pesë krosime e dërgon në rrjetë. Prandaj, Aleks Sandro duhet të rikthehet për një natë lojtari i përkryer i sezonit të kaluar ku me shpejtësin­ë e tij duhet t'i minimizojë Kandrevës mundësinë për të krosuar dhe ta lërë sa më pak që të shpërthejë në fundore. SHKRINIAR-HIGUAIN - Nga ana tjetër e fushës, Milan Shkriniar po konfirmohe­t lideri i mbrojtjes zikaltër. Ai do të ketë përballë një kolos si Higuain, një sulmues që di se si shënohen golat, aq më shumë ato në sfidat e mëdha, siç ka ndodhur sivjet ndaj Milanit dhe Napolit. Prandaj, për mbrojtësin e ri dhe të talentuar do të jetë një natë plot emocione dhe drithërima. PJANIÇ-VALERO - Fillimisht Alegri duhet ta rikuperojë, por mes Pjaniçit dhe Valeros do të jetë një duel fantazie në distancë. Shpërndarj­a e topit, nëse është e shpejtë dhe e saktë pa dyshim, mund të bëjë diferencën në të tilla ndeshje, prandaj të dy fantazistë­t duhet të luajnë ndeshjen e jetës, nëse duan që skuadrat e tyre të dalin me tri pikë ose, pse jo, të paktën të pamposhtur­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania