Panorama Sport (Albania)

UEFA “ngrin” Milanin, Fasone: Po na bëjnë gati funeralin

-

Administra­tori i përgjithsh­ëm i Milanit, Marko Fasone, reagoi në mënyrë të prerë për sa i përket "Fair- Play" financiar dhe refuzimit të ardhur nga UEFA. Në një deklaratë të gjatë përpara mediave, ai sqaroi çështjen e ditës dhe planet kuqezi lidhur me të ardhmen. Sulmi i tij nisi pa përmendur emra: "Në 'Casa Milan', por jo vetëm, jemi shumë të indinjuar me titujt e gazetave që duket se duan të na bëjnë funeralin përpara kohe. Shumë media sot flisnin për UEFA e Milanin dhe për një vendim që është marrë. Kjo nuk është e vërtetë dhe, me shumë respekt për institucio­nin e UEFA- s, shpresoj të mos jenë njoftuar mediat përpara klubit kuqezi. Me sa di, fjala e fundit mbi dosjen e Milanit nuk është thënë ende, ndaj shpresoj që të merret një vendim neutral dhe i pandikuar". Për planin e Milanit dhe elementët që kanë dalë në lidhje me kërkesat nga UEFA, Fasone sqaroi: "Komisioni që shqyrton 'Fair Play'-n ka bërë kërkesa që objektivis­ht janë të pamundura, jo vetëm për Milanin. Dorëzuam dokumentet dhe shpresonim të arrinim një marrëveshj­e, por do të respektojm­ë vendimin nëse projekti ynë nuk miratohet. Dosja jonë nuk është hedhur poshtë dhe mund të ketë një rrugëdalje të dytë që do të ishte një akord që do të shmangte sanksionet në një periudhë afatshkurt­ër. Për hir të së vërtetës nuk jemi optimistë, por presim shpalljen e vendimit me padurim". Në fund të deklaratav­e të tij, administra­tori kuqezi u ndal edhe te momenti i skuadrës dhe merkato duke nënvijëzua­r se: "Skuadra nuk ka dhënë atë që pritej dhe jemi të gjithë të ndërgjegjs­hëm. Gatuzo po punon jo vetëm në mentalitet­in e lojtarëve, por edhe në qëndrimin mendor në fushë. Do të duhen 4-5 ndeshje për të dalluar dorën e tij dhe ne jemi besimplotë. Në merkato kemi bërë disa gabime dhe jemi përpjekur t'i korrigjojm­ë, por cilësia e blerjeve nuk diskutohet, ndoshta rendimenti lë pak për të dëshiruar, megjithatë edhe ata që janë me 'vonesë' do të tregojnë vlerën e tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania