Panorama Sport (Albania)

Milani në krizë totale

Debutim “i zi” për trajnerin Gatuzo, “Djalli” bie edhe ndaj Rijekës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tabela që tregon re zultatin e sfidës mes Rijekës dhe Milanit mund të përdoret për të kopjuar ato rrugore me Milanin në versionin "kantier ndërtimi". Kuqezinjtë regjistroj­në një tjetër rezultat zhgënjyes, pavarësish­t rëndësisë relative të takimit. Skuadra që Gatuzo prezantoi mbrëmë, ndoshta edhe për shkak të formacioni­t, ishte e ngadaltë, e rëndë dhe shumë e parashikue­shme, si një makinë që i është montuar vetëm një marsh. Trajneri ka vetëm 10 ditë që punon me ekipin dhe ndoshta forma fizike është pasojë e këmbëve të rënduara nga stërvitjet e "Milanello"- s, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të shpjeguar ikjen që Kvërzhiç i bën Zapatës ( ndër më të shpejtët e organikës). Milani është i lodhur, por dëshira nuk i mungon, sidomos me trajnerin që ka, por grinta e tij nuk mund të ndalë dominimin e Rijekës.

Akosti në një krah e nis mirë dhe duket i pandalshëm, ndërsa Puljiç mes fanellave kuqezi duket si më i miri në botë. Pikërisht ndaj kroatit Bilja shkakton faullin nga ku lind goli i parë vendës.

Dyfishimi i rezultatit është një panoramë e qartë e Milanit të djeshëm, me Kvërzhiç që shpërthen në të majtë, kalon Kalabrian pa asnjë shqetësim dhe kroson. Zapata kujtohet vonë për detyrat e tij, ndërsa Paleta dështon në mënyrën më të shëmtuar për të ndaluar Gavranoviç.

Storari bie i fundit në rend lojtarësh dhe i mbetet vetëm të mendojë për shortin e të hënës dhe të trishtohet më shumë. Kuqezinjtë mbërrijnë në fazën me eliminim direkt si kokë grupi, por përveç kundërshta­rëve më të lehtë, në rrugëtimin europian mundi t'i presë edhe Borusia e Dortmundit dhe atëherë po që Gatuzo nuk do të vërë gjumë në sy.

LOJTARËT

Milani disi krenar nuk shfaqet asnjëherë rrezikshëm në anët e portierit rival Sluga. Gatuzo, pa Bonuçin, i beson shiritin Zapatës që vendos të bëjë asistuesin dhe në minutën 39 pason për Kutronën, por parabola e tij zbret shumë vonë. Kaq është pjesa e parë kuqezi, me Milanin që zbret në të dytën me më shumë nerv, por idetë janë të pakta. Bilja tenton nga goditja e dënimit të shkurtojë diferencën, ndërsa përsëri Kutrone humb një rast me kokë

nga fare pranë. Kjo ishte gjithçka skuadra ofroi mbrëmë me Andre Silvën që shpesh e teproi me topin, Biljën pa nervin e regjisorit dhe Xanelaton që nuk tregoi asgjë nga cilësitë që i njohin

në nivel të rinjsh. Gatuzo kërkon një sinjal dhe ndryshon skemë duke kaluar në 4- 2- 4, ndërsa nga tribuna dëgjohet një tifoz që thërret: "Rino, futu ti!". Eh, sa shumë do të kishte dashur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania