Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

STORARI 5.5 - Thuajse e pamundur ndërhyrja në avantazhin e Rijekës, ndërsa mund të bënte më shumë në golin e dytë. ZAPATA 5 - Një nga fajtorët e mbrëmjes. Nuk mbulon Akostin dhe gabon në dyfishimin e rezultatit të kroatëve.

PALETA 4.5 - Nuk ekzistonte mënyrë më e keqe për t'u prezantuar pas tre muajve të kaluar mes tribunës dhe stolit. ROMANJOLI 5.5 - Dobët në qendër pjesën e parë, disi më mirë kur Gatuzo e sposton në të majtë. Mundohet të gjallërojë pa sukses mbrëmjen. KALABRIA 5.5 - Gjërat e bukura i bën kur hidhet në sulm, mangësitë i dalin në pah kur duhet të mbrojë.

XANELATO 5 - Pritej më shumë nga 20-vjeçari, por fundoset edhe ai me skuadrën (Nga 74' Abate - Pa notë)

BILJA 5 - Hija e regjisorit të admiruar te Lacio shkakton një faull të kotë që sjell golin e parë të Rijekës.

LOKATELI 6 - I vetmi që ndriçon në një ekip të kapluar nga terri. Personalit­et dhe rend, bie vetëm në minutat e fundit. Më i miri kuqezi.

ANTONELI 5 - Nga anët e tij, Rijeka kalon pa asnjë problem. Nuk shfrytëzon një shans të artë. (Nga 80' Forte - pa notë). ANDRE SILVA 5 - Mundohet, por nuk duket i vendosur dhe, për pasojë, nuk hyn kurrë në ndeshje. KUTRONE 5 - Pak më mirë se partneri në sulm, gabon të vetmin rast për t'i dhënë pak kuptim sfidës.

TRAJNER GATUZO 5 - Duhej një reagim, por skuadra dështon në të gjitha aspektet. Nuk ishte kjo ndeshja e kthesës, megjithatë duhej guxuar më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania