Panorama Sport (Albania)

Gatuzo mbron ekipin: E kam unë fajin, s'ditëm të reagonim

-

Ka vetëm dhjetë ditë në krye të skuadrës, por duket sikur vuan me të prej muajsh. Në konferencë­n për shtyp që pasoi, humbjen e djeshme ndaj Rijekës, Xhenaro Gatuzo i doli në mbrojtje skuadrës, duke marrë përsipër pasojat e zgjedhjeve të tij: "Formacioni­n e vendosa unë dhe zgjedhja ime kishte të bënte me rëndësinë e takimit dhe qëllimin për t'u dhënë më shumë minutazh atyre që kanë luajtur më pak. Në Milano qëndruan lojtarët që mendoj se do të na nevojiten në kampionat dhe kupë. Kam krijuar idenë se skuadra shuhet sapo ndodh diçka negative dhe është ky aspekti ku do ta përqendroj punën time, pasi shoh që lojtarët hasin vështirësi të mëdha kur u duhet të reagojnë. Për lojtarët që zbritën sot (mbrëmë) në fushë, përgjegjës­ia është vetëm e imja". Me Milanin, që ka probleme edhe në nivel institucio­nal ( UEFA), situata duket më shumë se e errët, por Gatuzo nuk pranon alibi: "Unë dhe skuadra duhet të shqetësohe­mi për aspektin sportiv. Duhet të ndryshojmë qëndrim, pasi kështu nuk do të ecim në drejtimin e duhur. Për problemet e tjera në klub le të shqetësohe­n Fasone dhe Mirabeli. Ndoshta ndeshja kishte pak rëndësi, por nuk duhet të harrojmë se në fushë zbresim me fanellën e Milanit dhe duhet ta respektojm­ë. Mua më djeg e gjitha kjo, sepse nuk erdhëm në Kroaci për të humbur dhe nuk më intereson që e mbajtëm topin mbi 60 për qind të kohës. Duhet të zbresim në fushë me dëshirë dhe nerv, e këto cilësi aktualisht nuk i kemi". Përveç mbajtjes së topit, trajneri kuqezi nuk përmendi aspekte pozitive, por në përfundim të fjalës së tij sqaroi: "Kur vendosa formacioni­n e tij rrezikun që më kanosej. Fola dhe me senatorët për t'u dhënë sinjal për rëndësinë që kishte për mua kjo ndeshje. Sot bëmë një figurë të shëmtuar, por nuk pranoj justifikim­in e mungesës së titullarëv­e. Na duhet vetëm një fitore e na mbetet ta marrim ndaj Bolonjës. Nuk mund të gabojmë më".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania