Panorama Sport (Albania)

Hames: Tani s'ka më vend për lojëra

"S’ka rëndësi me kë do ndeshemi, të luajmë si ndaj PSG-së"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Mesfushori kolum bian i skuadrës së Bajernit, Hames Rodrigez, ka zbuluar gjatë ditës së sotme në një intervistë për gjermanen "TZ" lidhur me fitoren e jashtëzako­nshme të shënuar në përballjen e fazës së grupeve ndaj francezëve të PSG-së, si dhe besimin që ka fituar nga trajneri Jup Hejnkes.

Si ka ndikuar fitorja ndaj PSG-së?

Përballja me PSG-në ka qenë tejet emocionues­e për të gjithë ne. Fitorja ndaj tyre na ka dhënë më tepër besim, sidomos për ndeshjet e rëndësishm­e që do të kemi përpara. Kemi vërtetuar se nuk kemi nevojë të fshihemi përballë një skuadre të madhe sikurse është Parisi dhe jam i kënaqur me rezultatin.

Në këtë sfidë keni arritur të jepni dy asiste, si ndiheni?

Jam shumë i kënaqur që kam arritur ta ndihmoj skuadrën. Në këto momente ndihem shumë mirë në skuadrën e Bajernit, gjë e cila vihet re edhe nga paraqitja që kam shfaqur në fushë. Kjo edhe për faktin se trajneri më ka aktivizuar shpesh në përballjet e fundit. Synimi im është të jap maksimumin dhe të triumfoj me fanellën e Bajernit.

Si e shihni faktin që Hejnkes u ka dhënë shumë besim kohët e fundit?

Ndihem mjaft mirë me këtë pjesë. Talenti është një pjesë, e cila i duhet lojtarit, ndërsa pjesa tjetër është vazhdimësi­a e tij në skuadër. Te Bajerni, trajneri dhe lojtarët ta bëjnë punën edhe më të lehtë, çka mbetet për t'u

vlerësuar. Jam i lumtur që jam pjesë e saj.

Çfarë mendoni se ka ndryshuar në përballjen e fundit me PSG-në?

Në javët e kaluara kemi arritur të japim rezultate mjaft të mira, të cilat na kanë dhënë edhe më tepër besim në vetvete.

Jemi koshientë për atë çka mund të japim në fushë dhe për atë çka mund të arrijmë. Përgjatë një sezoni është normale që skuadra të kalojë momente të vështira, por e rëndësishm­e është të kesh besim se do t'ia dalësh. Ndaj Parisit kemi luajtur më të bashkuar si skuadër

dhe mendoj se kjo ka qenë arsyeja kryesore, e cila na ka dhuruar triumfin. Duhet që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.

Si e prisni shortin për fazën e radhës në Champions?

Në raundin e radhës në Champions nuk ka më hapësira për të gabuar, pasi edhe

kundërshta­rët janë shumë të fuqishëm. Nuk ka rëndësi se me kë do të përballemi. Ajo çka është e rëndësishm­e, është të jemi në formën tonë më të mirë dhe të mos lejojmë asnjë neglizhenc­ë. Sezoni varet nga përballjet e tilla, ndaj duhet të jemi gati për to.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania