Panorama Sport (Albania)

Likuidon dhe Partizanin, Elbasani bën ligjin në Grupin B

-

Është luajtur dje një prej dy ndeshjeve të javës së 6- të në basketboll­in e femrave për grupin B. Ndeshja, e cila u zhvillua në pallatin e sportit të Elbasanit "Tomorr Sinani", mes ekipit vendas dhe të rejave të Partizanit, është mbyllur 81- 46, duke siguruar fitoren e 6 në kampionat duke mos njohur asnjë disfatë dhe po shkon e sigurt drejt ngjitjes në grupin A. Për sa i përket takimit të djeshëm, Elbasani ia ka dalë të fitojë në shifrat e thella 81- 46, në një ndeshje të dominuar nga vajzat elbasanase. Ato nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren, ku me këtë triumf Elbasani po marshon në krye të klasifikim­it me pikë të plota, duke treguar një performanc­ë të mirë deri më tani në kampionat. Vendaset praktikish­t e mbyllën takimin që në periodën e parë, pasi fitojnë thellësish­t 27- 5, me një diferencë prej 22 pikësh. Duke parë diferencat në fushë ulet disi ritmi, por gjithsesi, edhe në periodën e dytë, janë elbasanase­t që ia dalin të fitojnë, duke e mbyllur atë në shifrat 2416. Në pushim verdheblut­ë shkojnë me një diferencë prej 30 pikësh, duke vijuar më të qetë dy pjesët e mbetura të lojës, duke barazuar në periodën e tretë 11- 11 dhe kanë fituar të fundit 19- 14. Te Partizani të bie në sy një grup vajzash mjaft të reja, që përpiqen me përkushtim dhe sakrifikoj­në që të bëjnë gjithçka për këtë skuadër, por nuk ia kanë dalë, kjo dhe për shkak të papërvojës, pasi ky grup është krijuar rishtas. Vladimir Mema

(27-5, 24-16, 11-11, 19-14)

ELBASANI: Rusta, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja, Vyshka, Xhyra, Kasa, Selko, Ahmetaj, dervishi, Shabani.

Trajnere: E. Xhyra PARTIZANI: Lisi, Bilali, Jata, T. Meta, Hushi, K. Meta, Beqo, Gozhdari, Dapi, Ahmetaj. Trajnere: L. Koçi GJYQTARË: Y. Harasani, E. Ahmetaj

DJE

SOT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania