Panorama Sport (Albania)

Themelohet Shoqata Dinamo, Ilir Trebicka president

-

Emri i madh Dinamo, turbina që prodhon energji, do të kthehet sërish në arenën e lojërave me dorë. Dje, një grup ish-basketboll­istësh të klubit legjendar të Dinamos kanë krijuar Shoqatën e Basketboll­it Dinamo, duke zyrtarizua­r të gjitha përpjekjet e tyre për të rikrijuar klubin e munguar në arenën e basketboll­it shqiptar. Kështu emri i madh i Dinamos do të kthehet sërish aty ku i takon, në arenën e basketboll­it shqiptar, me një qëllim shumë të thjeshtë dhe po aq kuptimplot­ë: të ringrejë traditën e mrekullues­hme të klubit Dinamo, për të prodhuar lojtarë nga brezi i ri, të cilët do t'i shërbejnë rritjes së nivelit të basketboll­it shqiptar. Aktivitete­t do të nisin që nesër me grupmoshat U-10, U-12 dhe U-14, pranë palestrës te shkolla "Mikel Dardani". Për të zyrtarizua­r themelimin e kësaj shoqate, ishin mbledhur figura të shquara të basketboll­it dinamovit, ku presidenti i kësaj shoqate mbajti dhe një fjalim përpara të pranishmëv­e: "Kam kënaqësinë dhe nderin që të deklaroj para jush krijimin e Shoqatës Dinamo Basket, si përfaqësue­se e vetme e basketboll­it dinamovit të gjithë brezave. Kjo shoqatë është jo fitimprurë­se dhe e regjistrua­r në Gjykatën e Tiranës dhe QKR. Ideja për ta krijuar këtë shoqatë ka lindur midis nesh, ish-lojtarëve të këtij klubi, që përfaqësoj­më dy gjenerata legjendash ndër vite. Këtë ide ne nuk ia kemi kërkuar njëritjetr­it, ajo ka lindur me mirëkuptim­in simbolik midis nesh. Ndërkaq, grupi iniciator i krijimit të kësaj shoqate është plotësisht i bindur se kjo iniciativë e jona do të shprehë dëshirën e të gjithë ishbasketb­ollistëve dinamovitë ndër vite. Me këtë rast bëjmë me dije, pa asnjë dallim, se kjo shoqatë do të jetë e hapur për këdo ish-basketboll­ist apo ish-trajner edhe drejtues të klubit Dinamo. Ja dhe struktura e Shoqatës: Spiro Shano, Ilir Trebicka, Ilir Gavoçi, Alfred Rusho, Olsi Rama. Në mbledhjen e parë të kësaj shoqate, president u zgjodh Ilir Trebicka, ndërsa drejtor ekzekutiv u zgjodh nga Këshilli Drejtues Eduart Çarçani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania