Panorama Sport (Albania)

Golden Steit dhe Boston super, pretendent­ët nuk gabojnë

-

Në mëngjesin e djeshëm janë luajtur 10 ndeshjet e radhës, ku të binte në sy fitorja e 13-të radhazi e Kleveland në një triumf fantastik 101-95 ndaj Sakramento, ndeshje që konfirmoi momentin më të mirë që po kalon kjo skuadër kampione e Konferencë­s së Lindjes. 32 pikë ka realizuar Le Bron Xhejms, i cili ishte më i miri në fushë për Kavaliers, duke u mbështetur edhe nga Love me 18 pikë. Pavarësish­t këtij triumfi, në krye të renditjes në Lindje tashmë qëndron ekipi i Bostonit, që mundi 97-90 Dallas, duke regjistrua­r fitoren e 23- të gjatë këtij sezoni. Irving ka realizuar 23 pikë, ndërsa Tatum e Horford respektivi­sht nga 17 pikë secili, duke qenë vendimtarë në triumfin e Sëlltiks. Edhe pse pa Stefan Kërrin, i dëmtuar, skuadra kampione e NBA- së, Golden Stejt, fiton 101-87 ndaj Sharlotit në fushën e kësaj të fundit. Djurant bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke realizuar 35 pikë, i cili u soll si një lider në fushë për Uarriors, duke u mbështetur edhe nga Tompson me 22 pikë. Vijojnë momentet negative për Klipers, që është mundur në fushën e tyre 113-107 nga Minesota. Ka fituar gjithashtu edhe ekipi i San Antonios, që mundi 117-105 Majemin, duke shënuar suksesin e 18-të sezonal. Miluoki fitoi 104-100 ndaj Detroitit, ndeshje ku u dallua Antetukonm­po ( 25 pikë). Orlando triumfoi 110- 106 ndaj Atlantës, ndërsa Nju Orlands mposhti 123-114 Denver. Kleveland - Sakramento Indiana - Çikago Orlando - Atlanta Boston - Dallas

Nju Jork - Memfis Sharlot - Golden Steit Miluoki - Detroit

Nju Orlans - Denver San Antonio - Majemi Klipers - Minesota 101- 95 98- 96 110- 106 97- 90 99- 88 87- 101 104- 100 123- 114 117- 105 107- 113

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania