Panorama Sport (Albania)

Formula 1, zbulohet kalendari 2018

Mungon Çmimi i Madh i Malajzisë, rikthehet Franca dhe cirkuiti gjerman i Hohenhaimi­t

- ABDULLA DUSHKU

Formula 1 ka zbardhu dje kalendarin për kampionati­n e ardhshëm, i cili do të startojë si gjithmonë në dekadën e fundit, në Melburn të Australisë, më datë 25 mars. Sivjet numri i garave është zgjeruar në 21, duke shtuar kështu impenjimin, spektaklin dhe do të bëjnë edhe më të nxehtë betejën për titullin kampion, me garën e fundit që do të zhvillohet më datë 25 nëntor të vitit 2018, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abu Dabi, në cirkuitin "Jas Marina". Garat e planifikua­ra janë pak a shumë të njëjta me ato të vitit të kaluar, por sivjet janë shtuar në listë Çmimi i Madh i Francës dhe ai i Gjermanisë, në pistën e shpejtësiv­e të mëdha në Hokenhaim. E para i mungon kalendarit të Formulës 1 që nga viti 2008, ndërsa e dyta ka "kapërcyer" në dy sezonet e fundit. Ndryshe nga viti 2017, nuk do të ketë Çmim të Madh të Malajzisë. Përsa i përket datave të garave të një sezoni më parë, do të ndry-

shojnë ato që lidhen me Çmimin e Madh të Kinës dhe atë të Bahreinit. Pista e Sakhirit do të paraprijë garën në Shangai, ndryshe nga viti 2017, konkretish­t në datat 8 dhe 15 prill. Përsa i përket garës në Hokenhaim, një ndër pistat që ka ofruar gjithmonë

duelet më spektakola­re, si rrjedhojë e shpejtësiv­e të larta që regjistroh­en aty, ajo do të zhvillohet më 22 korrik. Ndërkohë, Franca do të "përqafojë" edhe njëherë Formulën 1, pas disa viteve mungesë, pasi nuk mbulonin dot financat për zhvillimin e këtij

spektakli. Nga sezoni i ardhshëm, transalpin­ët do të shohin nga pranë njëvendësh­et në Le Kastele, më datë 24 qershor. Ndërsa, takimi me autodromin e Monzës, shtëpinë e skuderisë Ferrari, do të jetë sërish në muajin shtator, më datë 2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania