Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, “Topi i Artë” për të pestën herë

"Shpresoj që beteja të vazhdojë. S'vij në Paris, K te Reali"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kishin mbetur shumë pak dy shime, duke parë rekordet dhe sukseset e 2017ës. Por pavarësish­t sinjalizim­eve të familjarëv­e dhe sponsorëve, emocioni i fitimit të një "Topi të Artë" mbetet gjithnjë unik. Ja përse Kristiano Ronaldo shkëlqente në ceremoninë e dorëzimit të trofeut në Paris, direkt në Kullën Eifel. "Çdo vit e pres këtë moment", ishin fjalët e para të CR7. "Është një moment i pabesueshë­m i karrierës sime. Falënderoj skuadrën, kombëtaren dhe këdo që më qëndron pranë. Uroj që beteja me Mesin të vazhdojë. PSG? Jo, jam mirë në Madrid, shpresoj ta mbyll këtu. Kristiano Zhunior? Më pëlqen si i ekzekuton goditjet e dënimit. Mendoj se ka diçka speciale. Por nuk dua t'i bëj presion. Është ende shumë i vogël", tha pas dorëzimit të trofeut. Portugezi i Realit, i cili përsëriti suksesin e vitit të shkuar, arrin në kuotën e 5 "Topave të Artë", duke barazuar atë të rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Mesit: janë ata futbollist­ët që e kanë fituar më shumë këtë trofe në historinë e tij. Dhe pas tyre në renditjen e sivjetshme që u përcaktua nga vota e 173 gazetarëve nga e gjithë bota, renditet edhe ai që do ta bëjë të tijin këtë trofe kur CR7 dhe "pleshti" të mos jenë më në këto nivele, Nejmar. Një vend i katërt edhe për Xhanluixhi Bufonin, portierin e Juventusit. Me këtë "Top të Artë", janë 6 edhe trofetë që ai ka ngritur nga janar- dhjetori 2017: La Liga, Champions-i, Superkupa e Europës, Superkupa

e Spanjës dhe çmimi i "France Football", që jepet nga revista "France Football" (në tetor fitoi edhe çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit nga FIFA).

NËN SHENJËN E BARAZIMIT - Njëlloj "Topat e Artë", "Këpucët e Arta", Champions-et. Ky trofe është me të vërtetë special për 32vjeçarin, i cili gjatë dekadës e ka fituar trofeun po aq sa edhe rivali i tij. Por lufta e këtyre 5 viteve të fundit është për t'i hequr kapelen, sepse portugezi arriti atë që konsideroh­ej i pakapshëm për një periudhë shumë të shkurtër, duke lënë një gjurmë në librat e historisë. Sepse në vitin 2012, kur Mesi fitoi "Topin" e katërt, Ronaldo kishte vetëm një. Është një bast, që pak vetë do guxonin ta vendosnin, por kjo tregon se çfarë shpirti luftarak dhe vetëbesimi ka në cilësitë e tij njeriu, që urren të jetë i dyti dhe të dëgjojë togfjalësh­in "Epoka e Mesit". Të dy janë të barabartë, jo vetëm për sa i përket numrit të "Topave të Artë" që kanë në vitrinën personale, por edhe për ato të "Këpucëve të Arta": 4 secili, nga një trofe të çmimit të Lojtarit më të Mirë të FIFAs dhe 4 Champions. Pabarazia e vetme mes tyre është suksesi në La Liga, atje ku Mesi ndihet më i përkëdhelu­r. Një gjë është e sigurt, 2018- ta do të jetë viti i së vërtetës. Në mes është edhe Kupa e Botës, një trofe që s'e ka fituar asnjëri. A do të jetë momenti që njëri mes tyre të gdhendë emrin më thellë në histori, apo do të jetë viti i mundësisë për të parë një tjetër emër, që do të thyejë hegjemonin­ë e dekadës së fundit së kësaj dysheje? Sfida është e hapur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania