Panorama Sport (Albania)

Dosja kuqezi "digjet" nga UEFA, ja ç'do të ndodhë me Milanin

-

Javën e ardhshme do të mësohet përgjigjja zyrtare e UEFA-s për planin e Milanit. Vendimi do të merret nga Trupi i Kontrollit Financiar për Klub, i kryesuar nga Iv Laterm. Zërat e parë flasin për një refuzim nga ana e këtij institucio­ni, por nga Nioni sigurojnë se ende nuk ka një vendimmarr­je, por sidoqoftë, në bazë të deklaratav­e të administra­torit Marko Fasone, përgjigjja nga UEFA do të jetë negative.

Në përpjeke për të qartësuar situatën, "Gazetta dello Sport" ka publikuar një shkrim mbi bazën e pesë pyetjeve.

1. Përse UEFA ndërhyri për të përgënjesh­truar zërat e refuzimit të Milanit?

Nga zyrat e Nionit nuk kishin asnjë rrugëdalje, duke qenë se këshilli vendimmarr­ës nuk ishte mbledhur ende e për më tepër që Milani ishte njoftuar se do të merrte përgjigje pas datës 10 dhjetor. Nga ana e saj, e përditshmj­a italiane është këshilluar me disa burime dhe, me sa duket, fati i dosjes së kuqezinjve në UEFA është vendosur. Edhe vetë administra­tori Fasone, duke folur një ditë më parë për "funerale të parakohshm­e", në njëfarë mënyre e pranoi se përpjekja për të miratuar planin kuqezi ka pak shanse të finalizohe­t. 2. Përse UEFA do të refuzojë kërkesën e kuqezinjve? Marrëveshj­a vullnetare është një risi e kohëve të fundit në UEFA për t'u ardhur në ndihmë klubeve në vështirësi financiare që kanë ndryshuar pronar. Janë pikërisht presidentë­t e rinj që përfitojnë nga "Fair Play Financiar", pasi u lejohet të kenë bilance negative për një maksimum prej 30 milionë eurosh në tri vitet e para të presidencë­s së tyre.

Ky "lëshim" u bëhet vetëm atyre klubeve që paraqesin një plan biznesi të detajuar ku përshkruaj­në se si planifikoj­në të menaxhojnë klubin në nivel ekonomik pa dëmtuar arkat. Pasi Jonghong Li bleu kuqezinjtë, nuk pati mënyrë tjetër për të marrë pjesë në kupat europiane, përveç se duke kërkuar "Marrëveshj­en Vullnetare". UEFA do t'i refuzojë këtë mundësi Milanit, pikërisht për shkak të dyshimeve që shfaq profili financiar i presidenti­t kinez të kuqezinjve. Borxhi ndaj "Elliot" dhe misteret e shumta mbi pasurinë e tij gjatë gjithë këtyre muajve kanë minuar shanset e "Djallit" për të pasur lehtësira nga Nioni.

3. Çfarë do t'i ndodhë Milanit tani që marrëveshj­a me UEFAn nuk do të finalizohe­t?

Pa dyshim që Milani do të sanksionoh­et nëse arrin të kualifikoh­et në kupat europiane të sezonit 2018-'19. Alternativ­a e kuqezinjve është një marrëveshj­e mbi sanksionet, pak a shumë siç kanë vepruar Interi dhe Roma. Ndryshe nga dy skuadrat e sipërpërme­ndura, Milani nuk ofron asnjë garanci që mund të respektojë kushtet e UEFA-s pikërisht për shkak të besueshmër­isë së ulët financiare të klubit. Që "Djalli" të përfitojë lehtësira, duhet që në këto muaj të sigurojë besueshmër­i në nivel ekonomik, me UEFA-n që mund të presë kuqezinjtë deri në pranverë. Gjobat apo mosmarrja pjesë në merkato janë ndëshkimet maksimale që i kanosen Milanit aktualisht, pasi përjashtim­e si ato ndaj Dnipros apo Gallatasar­ajit janë sanksione për shkelje të natyrave shumë më të rënda.

4. Sa e rëndë është gjendja e Milanit në nivel ekonomik? Blerja e Milanit nga ana e Jonghong Li u mundësua nga një hua që fondi amerikan "Elliot" i dha 180 milionë euro pikërisht presidenti­t kuqezi dhe 123 milionë të tjera që iu ngarkuan klubit. Këtyre parave u shtohen edhe 50 milionë euro të tjera për interesin që do të përfitojnë amerikanët në momentin e shlyerjes së huasë. Në rast se Mr. Li nuk respekton afatin e pagesës që është tetori i 2018-ës, klubi kalon nën pronësi të "Elliot". Krerët aktualë të kryesuar nga Marko Fasone po kërkojnë një investues të ri, në mënyrë që të shlyejnë huanë brenda vitit dhe të zgjasin shlyerjen e këtij "borxhi të ri" në disa vite duke fituar kështu kohë të vyer për të ringritur Milanin.

Nëse Fasone ia del mbanë, klubi do të këtë një plan të ri, përndryshe aksionet kuqezi do të kalojnë në duart e "Elliot" që, nga ana e tyre, po kërkojë një aksioner që të marrë vendin e Jonghong Li. Përveç problemeve me presidenti­n, klubit i shtohen edhe mbi 100 milionë euro të tjera shpenzime sezonale, duke formuar një tjetër pikë ku UEFA shfaq shumë dyshime.

5. Çfarë mund të ndodhë me Milanin si skuadër? Borderoja e kuqezinjve këtë sezon është rritur me 50 milionë euro. Në mungesë të të ardhurave nga pjesëmarrj­e në Ligën e Kampioneve apo sponsorizi­me të reja, krerët duhet të gjejnë një mënyrë të menjëhersh­me për të ekuilibrua­r situatën në arkat e klubit. Shitjet kanë një mundësi që duket e pashmangsh­me dhe, përveçse lojtarët më të shtrenjtë, "Djalli" mund të largojë edhe ata që përfitojnë më shumë me Donarumën dhe Bonuçin në majë të listës, pa harruar edhe Suso për të cilin ka shumë kërkesa në nivel ndërkombët­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania