Panorama Sport (Albania)

Guardiola bën paqe: Me Murinjon, si dy binjakë

"Të dy duam të fitojmë, ndeshja nesër nuk vendos titullin"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka nisur me paqe, por fundi nuk di het... Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo janë treguar të matur dhe shumë korrektë në konferenca­t e tyre për shtyp përpara ndeshjes që do të luhet ditën e nesërme. Trajneri i Mançester Sitit ka thënë se ai dhe Murinjo janë binjakë sepse u pëlqen të fitojnë trofe. Pep njihet si një nga trajnerët më perfeksion­istë në futbollin e ditëve të sotme për mënyrën se si skuadrat e tij luajnë, por kurrsesi nuk do të kritikojë të tjerët. Ndeshjen kundër Junajtid e konsideron shumë të rëndësishm­e, por thotë se nuk është vendimtare për titullin kampion në Angli. Sipas tij, objektivi kryesor është që skuadra të luajë mirë dhe të bëjë gjithçka për të fituar.

Sterling - "Kur je vetëm 23 vjeç, sigurisht që mund të përmirësoh­esh në të ardhmen dhe ai i ka të gjitha mundësitë për t'u rritur. Do të bëjë një karrierë të shkëlqyer, jam i bindur për këtë. Duhet të punojë shumë për t'u rritur akoma si lojtar".

Ndeshja- "Objektivi i madh është të luajmë mirë dhe ta kontrolloj­më ndeshjen që nga fillimi. Do të mundohem që të bëjmë lojën tonë. Duhet ta kemi të qartë se, nëse nuk fitojmë duelet individual­e, nuk e fitojmë dot ndeshjen. Duhet të jemi të qetë, pavarësish­t se kjo ndeshje ndihet shumë dhe i karikon të gjithë lojtarët".

Titulli - "Fitojmë, humbasim apo barazojmë, nuk do të thotë asgjë. As nuk e fitojmë titullin kampion, as nuk e humbasim atë. Është një ndeshje e rëndësishm­e, por duhet thjesht të luajmë mirë dhe të fitojmë. Llogaritë nuk bëhen tani, sepse kampionati sapo ka nisur dhe rruga deri në fund është e gjatë".

Silva- "Do të jetë titullar. Mjekët më thanë në fillimin e javës se ishte në dyshim, por është mirë dhe mund të luajë. Do të shoh ditën e nesërme ( sot) se çfarë gjendje do të ketë".

"Old Traford"- "Është kënaqësi të luash aty. Unë kënaqem sa herë që luaj aty dhe po pres me padurim të fillojë ndeshja. Më pëlqen shumë ajo fushë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Në fund do të shtrëngoj duart me të gjithë".

Ambiciet- "Unë dhe Murinjo jemi binjakë. Të dy duam të fitojmë tituj. Edhe Konte gjithashtu. Nuk do t'i kritikoj kurrë trajnerët për mënyrën se si luajnë. Secili ka strategjin­ë e tij, ndërsa unë ndjek metodat e mia dhe u qëndroj besnik atyre".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania