Panorama Sport (Albania)

Begaj kthehet në atdhe, qeveritarë­t e shmangin

Romela nuk indinjohet: Medalja ime, për shqiptarët!

- ABDULLA DUSHKU

Kampionia e botës në peshëngrit­je, Romela Begaj, e cila mori medalje ari në Botërorin e zhvilluar në SHBA, ka mbërritur pasditen e djeshme në aeroportin "Nënë Tereza". Përveç gazetarëve, atje nuk është parë asnjë politikan dhe as nuk kishte ndonjë organizim për ta pritur ashtu siç e meritojnë kampionët në të tilla raste me nderime dhe ceremoni. Kampionia jonë e botës nuk është penguar aspak që të deklarojë se medalja e arit ishte për të gjithë shqiptarët. "Medalja e artë nuk ishte vetëm për mua, por për Shqipërinë", tha fillimisht Begaj, sapo zbriti në aeroport. Për të marrë këtë medalje, ajo ka shpjeguar se nuk ishte aspak e lehtë dhe se është stërvitur për një vit rresht, larg familjes për të arritur titullin e kampiones së botës. Ka qenë një arritje kjo e merituar dhe që duhet vlerësuar nga çdo njeri. "Jam shumë e lumtur që arrita këtë rezultat, të dal kampione bote me medalje të artë dhe nënkampion­e. U vlerësua sakrifica ime. E kam marrë me gjak këtë rezultat dhe nuk ishte e lehtë", tha Begaj, e cila shprehu synimin për medaljen olimpike. Sipas Begajt, ky është vetëm fillimi, pasi pret rezultate akoma më të larta. Ka qenë një paraqitje historike për peshëngrit­ësen shqiptare Romela Begaj në Botërorin që përfundoi në SHBA. 31-vjeçarja shënoi emrin me germa të arta në histori duke u shpallur kampione

Bote. Në stilin e shkëputjes, Romela u rendit e para, duke fituar medaljen e arit, ndërsa në dygarësh ajo zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Duke deklaruar para mediave për këto arritje, ajo u shpreh: "Në radhë të parë, unë jam mjaft kënaqur me arritjet e

mia, me lodhjen time, me sakrificat e mia. Duke qëndruar një vit larg familjes. Për mua nuk është e para paraja, por arritjet, çka unë kam bërë për Shqipërinë. Ju tregoj ju, se Romela ka punuar me sakrifica dhe me gjak, për të nderuar kombin. Nuk është primare nëse unë përfitoj. Jo, jo, unë kërkoj

që të jap kontributi­n për Shqipërinë, duke pasur një emër të pastër dhe të denjë për Shqipërinë. Lidhur me 100-milionëshi­n, është një diçka që më takon, por për mua është sekondare, para asaj që kam bërë për kombin dhe vendin tim", ka deklaruar ajo pas kthimit në atdhe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania