Panorama Sport (Albania)

Lushnja turpëron Kukësin, Gjici mban Milinkoviç­in

Mbledhje urgjente me lojtarët, zbardhen prapaskena­t pas humbjes

- SKERDILAID SULOZEQI

Për të parë një Kukës që pëson tre gola si pritës, duhet rikthyer vëmendja pas, në ndeshjet kualifikue­se të Europa Ligës kundër Austrisë së Vjenës, në korrik 2016 ( 1- 4) apo ndaj Legias së Varshavës (0-3), në korrik 2015. Mirëpo, duke qenë se "Zeqir Ymeri" nuk është i mjaftueshë­m për Europën, tre gola të pësuar në këtë impiant për herë të fundit janë regjistrua­r në vitin 2013, në 14 shtator. Ka qenë Vllaznia që i ka shkaktuar këtë humbje dramatike Kukësit, mirëpo, Lushnja e Hysen Dedjas ia rikthen më aktuale se kurrë makthet e ngjashme. Në fillim, Prençi jep shijen e fitores në fraksionin e parë dhe më pas, dopieta e kapitenit Sefa zhvlerëson barazimin e përkohshëm të Bakajt. Gabime amatore në mbrojtje, ku i fundi i vë vulën te Kukësi për situatën kaotike që po kalon ekipi, ndërsa për Lushnjën është një trepikësh i artë. Fitore që i rikthen besimin në garën për mbijetesë dhe dridh jo pak Luftëtarin e Vllazninë që tashmë duhet të bëjnë llogaritë për tre në lidhje me rënien…

SHKËNDIJA - Moti i ftohtë dhe situata edhe më e ftohtë e Kukësit në krahasim me skuadrën që kryeson kampionati­n, e vë jo pak në presion ekipin e Milinkoviç­it. Si të mos mjaftonin këta faktorë, por edhe mungesat në formacion, është edhe Lushnja që qetësisht shënon dhe nis festën në sytë e të pranishmëv­e të pakët në "Zeqir Ymeri". Një krosim i Metos shfrytëzoh­et nga Prençi, i cili shfrytëzon vëmendjen e kushtuar të qendërmbro­jtësve për shtatlarti­n Sefa, vjen nga pas dhe në qendër të zonës devijon sferën drejt rrjetës.

INSISTIMI - Fraksioni i parë i lojës për Kukësin luhet i gjithi në tentativë për të gjetur golin e baraspeshë­s. Është Bakaj dhe Guri që tentojnë disa herë me goditje, por porta e Spahos shpëton pa pësuar. Nuk mjafton as ndihmesa e shtatlarti­t Shameti apo as Alijev për të ndryshuar rezultatin. Një pretendim i vendësve për 11-metërsh mbyll tentativat pa fund të Kukësit për të barazuar, por Lushnja e mbyll në avantazh dhe trajneri Ndreu duhet të këshillojë të tijtë si ta ruajnë rezultatin e arritur...

SHPRESA - Kryegolash­ënuesi i Kukësit i vjen edhe një herë në ndihmë ekipit verilindor. Elis Bakaj nuk gabon brenda në zonës dhe i rikthen qetësinë Kukësit në minutën e 48- të. Nisja më e mirë e mundshme për vendësit që shtyjnë drejt sulmit për t'iu imponuar lushnjarëv­e.

HEROI - Një mision i vështirë ka gjithmonë nevojë për heronj. Për njerëz që të ngrihen mbi të gjithë për të udhëhequr dhe për t'i dhënë jetë besimit se gjithçka mund të bëhet e vërtetë. Fation Sefa është njeriu i ndeshjes. Sulmuesi bën "vrasësin"! Një pasim i Gavës me devijim

perfekt të Pepës në të 66-ën gjen kapitenin në pozicion, i cili e dërgon sferën në këndin e pamundur të Koliçit. Lushnja në ekstazë, por asgjë nuk ka mbaruar. Heroi Sefa ka ende një perlë. Ishte Peposhi e Shtubina që provuan disa herë, por sfera nuk u bind për

të gjetur kuadratin.

SHPËRTHIMI - Atë që nuk e bëjnë dot vendësit e ekipit kampion në fuqi, e bën për të dytën herë kapiteni i Lushnjës. Në të 88-ën, tentativat e Kukësit marrin fund me një "nokaut" nga Lushnja. Një mosmarrëve­shje e Shametit

me Hoxhën i jep një "asist" Sefës që e ka të thjeshtë të shënojë edhe pas daljes së Koliçit. Kukësi pëson tre gola në "Zeqir Ymeri" dhe në fund, tifozët vendës brohorasin emrin e Lushnjës, të cilën e përcjellin me duartrokit­je. Kampionët në fuqi... me kokën

poshtë nga një sfidë "e turpshme", siç e cilësoi trajneri Milinkoviç në përfundim. Shpërthimi i Lushnjës në transfertë e bën që të shkojë në kuotën e tetë pikëve, dy më pak sesa Luftëtari i vendit të nëntë duke rihapur edhe një herë garën për mbijetesë.

 ?? Foto: FK Kukësi.al ?? Çast para ndeshjes së djeshme
Foto: FK Kukësi.al Çast para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania