Panorama Sport (Albania)

Humbja, Gjici i jep edhe një shans Milinkoviç­it

Shfryn serbi: Ishim për turp! U bënë gabime amatoreske

- SKERDILAID SULOZEQI

Pas humbjes shokuese që Kukësi pësoi në "Zeqir Ymeri", e cila u shoqërua me tension në dhomat e zhveshjeve, gazeta zbulon se presidenti Gjici ka thirrur urgjent në një takim kokë më kokë trajnerin Milinkoviç.

TAKIMI - Trajneri Milinkoviç ka munguar në mbledhjen e skuadrës direkt pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, por është paraqitur në mbledhjen me presidenti­n Gjici në mbrëmje. Sapo autobusi i klubit ka mbërritur në Tiranë, trajneri dhe përkthyesi i tij kanë shkuar direkt dhe janë parë te njëri prej bizneseve të presidenti­t Gjici afër Parlamenti­t. Takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ku tekniku serb ka dhënë llogari për humbjen e rëndë. Gazeta mëson se palët kanë shqyrtuar të gjitha variantet më të mira për palët, por në fund presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord që ky i fundit të vazhdojë aventurën e tij te Kukësi, të paktën përkohësis­ht. Pas kësaj dakordësie mes trajnerit dhe presidenti­t, pritet që sot të ketë një analizë të detajuar me stafin dhe të gjithë futbollist­ët.

DEKLARATA - Ka pranuar se lojtarët e tij kanë bërë gabime amatoreske, por ka thënë që ata u përpoqën deri në fund. Jo vetëm kaq, por në deklaratën që Mlladen Milinkoviç bëri për "Gol pas goli", tha se ekipi ishte për turp në këtë 90- minutësh. Trajneri i Kukësit pranoi se skuadra mund ta kalojë këtë situatë...

A keni besimin e grupit dhe të klubit për të vazhduar?

Besoj që lojtarët u përpoqën, u munduan. Kukësi mund të dalë nga situata. Mirëpo, lojtarët bënë gabime amatore dhe nuk e kuptoj dot si ndodhën. U përpoqën, por në fund dolëm pa pikë.

A besoni se mund të vazhdoni?

Unë e kam mendimin tim dhe e kam marrë një vendim.

Do të flas me presidenti­n. Për mua është turp kjo humbje, por fillimisht do komunikoj me presidenti­n.

I tradhtuar apo i zhgënjyer?

Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri. Thjesht jam i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes.

Çfarë ndodh me Kukësin, çfarë problemesh ka që pëson

tre gola?

Kur humbet, ka shumë arsye dhe shumë shkaqe. Edhe tre golat e pësuar i patë vetë, s'është nevoja që t'i komentoj.

Pse nuk vihen në zbatim idetë tuaja, çfarë i mungon Kukësit?

Ju jeni trajner vetë dhe i kuptoni shumë mirë këto gjëra. I pari që mban përgjegjës­i

kur nuk ka rezultate, është trajneri. Janë shumë gjëra të tjera dhe besoja se pas katër muajsh, do të transmetoj­a filozofinë time tek ekipi. Nuk ndodhi dhe këtë gjë po e vuajmë. Edhe në jetë, edhe në karrierë e kam mbajtur unë përgjegjës­inë i pari kur gjërat nuk kanë shkuar mirë. Në të kundërt, në sukses nuk kam

marrë lëvdatat. Pa dashur t'i marr meritat Lushnjës, ishte ndeshje e turpshme për ne.

A mendoni se ia vlen të qëndroni te Kukësi?

Shpresoj që presidenti të marrë një vendim për ekipin. Unë e kam marrë vendimin tim dhe e di se çfarë do t'i them, por uroj që ai të marrë vendimin e duhur për ekipin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania