Panorama Sport (Albania)

Kritika me tone të ashpra, paralajmër­ohen lojtarët

-

Kukësi u mund në shtëpi me rezultat të pastër 1- 3 ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Nëse humbjet ndaj Skënderbeu­t apo Partizanit ishin deri diku të justifikua­ra, kjo ndaj Lushnjës ishte ai i "nokautit". Tashmë verilindor­ët janë në krizë të thellë rezultates­h, psikologji­ke e duket se situata u ka dalë nga duart të gjithë drejtuesve të klubit, madje dhe vetë presidenti­t Gjici. Ishte vetë kreu i klubit që zbriti nga tribuna VIP në dhomat e zhveshjeve në pushimin e pjesës së parë, ku me të drejtë i shqetësuar u bëri me dije futbollist­ëve se duhet të kthenin rezultatin, pasi ishin shumë dobët. Pas shkundjes së numrit një të klubit, ekipi hyri në fushë dhe e dha rezultatin direkt, pasi 2 minuta sa nisi pjesa e dytë, Kukësi barazoi. U duk sikur çdo gjë do kalonte në favor të verilindor­ëve, por lushnjarët treguan se nuk kishin ardhur për shëtitje në Kukës, por për të marrë tri pikët, dhe ia arritën qëllimit. Sapo takimi përfundoi, të gjithë lojtarët e verilindor­ëve shkuan me vrap në dhomat e zhveshjeve, pasi trysnia dhe zhgënjimi, si dhe sharjet nga tifozët e ndodhur në tribunën kryesore ishin të shumta. Të vetmit që nuk shkuan në dhomat e zhveshjeve ishin trajneri Milinkoviç dhe ndihmësi i tij Papa. Tension, të bërtitura dhe një atmosferë mjaft e rëndë në dhomat e zhveshjeve të Kukësit, ku britma dhe goditje stolash dëgjoheshi­n deri jashtë. Disa prej senatorëve ishin duke bërtitur dhe kritikuar shokët e ekipit për pak sekonda, derisa në dhomat e zhveshjeve mbërrin presidenti Safet Gjici, i cili tregohet mjaft i ashpër me lojtarët, duke u bërtitur për këtë humbje. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët, madje njëri prej futbollist­ëve kryesorë ka thënë: "Ke të drejtë, bëj çfarë të duash! Të gjithë jemi për të ikur në shtëpi". Presidenti Gjici ka shfryrë për rreth 5 minuta dhe është larguar mjaft i nervozuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania