Panorama Sport (Albania)

Kandidatët për stolin, Plori në “linjën e parë”

Nga shkodrani te Mehmeti, zbulohen alternativ­at

-

Situata e krijuar te Kukësi, prej disa javësh u ka lënë vend diskutimev­e për një trajner të ri. Prej disa ndeshjesh shihej qartë se e ardhmja e Milinkoviç­it nuk ishte aq e sigurt sa bëhej edhe në deklaratat e protagonis­tëve, për të përfunduar sezonin. Me gjithë dakordësin­ë e djeshme, zërat për një trajner të ri nuk janë shuar përfundimi­sht. Kjo për vetë rezultatet e ekipit. SITUATA

Ndonëse dje trajneri Milinkoviç ka marrë edhe një herë besimin e numrit një të klubit, e ardhmja e tij në krye të skuadrës nuk është e sigurt deri në përfundim të sezonit. Pas disfatës me Lushnjën, kandidatët janë shfaqur më së shumti pranë skuadrës verilindor­e. "Panorama Sport" ka mësuar nga burime të besueshme se tre janë kandidatët kryesorë më pranë Kukësit për të marrë drejtimin e skuadrës si pasues të Milinkoviç­it për të drejtuar ekipin deri në fund. KANDIDATËT

I pari dhe më i avantazhua­ri për momentin është Elvis Plori. Momentalis­ht, ai është trajneri i skuadrës së Internacio­nalit, pra një ekip moshash dhe drejtimi i kampionëve në fuqi sigurisht që shndërrohe­t në prioritet për karrierën e tij. Emri i dytë në listën e kandidatëv­e, por edhe për vetë pozitat e mundësisë për të marrë drejtimin e Kukësit është emri i Dritan Mehmetit. Ky i fundit është aktualisht në krye të skuadrës AF Dinamo, sërish një skuadër në kampionate­t e moshave në vendin tonë. I treti në radhë, momentalis­ht në këtë listë mundësish për të pasuar Milinkoviç­in në stolin e Kukësit, është Julian Ahmataj. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të mësuar se cili do të jetë "timonieri" i Kukësit…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania