Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Duhet të "vrasim frikën"

-

Pavarësish­t humbjes, Ernest Gjoka është i bindur se skuadra e tij ka cilësi për të dalë nga momenti i vështirë që po kalon. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", ai është shprehur se ekipi duhet të "vrasë frikën", ndërkohë që nuk është i mendimit se lojtarët duhen penalizuar.

A morët ndonjë përgjigje nga skuadra? Futbollist­ët e mi, pavarësish­t humbjes, dhanë maksimumin në këtë terren. Humbja na vret dhe nuk pranohet. Vazhdojmë të gabojmë në goditje standarde. Lojtarët duken shumë të ngurtë në fushë... Mendoj se është presioni i pikëve që ndikon. Në momentin që duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, nuk arrijmë ta bëjmë. Çfarë mund të ndryshoni te këta futbollist­ë që të shënoni më shumë? Këto javët e fundit kemi shkuar shpesh në portë. Po mundohemi t'u japim besim këtyre lojtarëve që kemi. 10 minutat e fundit krijuat 5 raste. Pjesën tjetër nuk kishit kaq forcë, përse ndodh kjo? Duhet të "vrasim frikën". E filluam ndeshjen me një gabim tonin. U munduam të krijonim raste. Pjesën e parë e patëm të vështirë, ndërsa në të dytën krijuam. Por, kjo nuk është diçka që bëhet me buton. Për momentin, kaq i kemi mundësitë.

A ka ndonjë ndryshim skuadra pas ardhjes suaj?

Kam 1 muaj e 10 ditë këtu. Ka ndryshim, pasi kemi dalë më shumë para portës. Kështu e shoh unë. Ju mund të keni mendimin tuaj. Keni menduar ndonjëherë t'i penalizoni lojtarët që ta ndiejnë më shumë përgjegjës­inë?

Ju mendoni se po i penalizuam do t'i çojmë në rrugë të mbarë?! Nuk mendoj se ka çfarë mund të penalizojm­ë te lojtarët. Unë mendoj se lojtarët po japin maksimumin. Diçka e tillë nuk e ndihmon skuadrën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania