Panorama Sport (Albania)

Trajneri përplaset me Hafizin

-

Hafizi: Mendoj se të tre lojtarët e mirë që keni në skuadër, Vucaj, Lika dhe Hasani, nuk janë në formën e duhur. Nëse do të kishin atë gjendje si në ekipet e tjera, mendoj se situata do të ishte ndryshe. Gjoka: Profesor, ç'do të thotë gjendje e mirë, mund të ma specifikon­i? Hafizi: Meqë nuk e kuptove, po jua shpjegoj. Këta lojtarë nuk kanë forcë sportive, herë pas here je detyruar që t'i zëvendësos­h këta lojtarë ose mos t'i aktivizosh në formacion. Dhe derisa nuk i aktivizon direkt në formacion, do të thotë se ka më të mirë se ata.

Gjoka: Si, si, s'e nuk e kuptova?

Hafizi: Nuk i ke futur në lojë në disa ndeshje. Ose i ke zëvendësua­r, çka do të thotë se nuk kanë pasur gjendje fizike ose teknike, ose forcë sportive. Gjoka: Profesor të lutem. Jo gjithmonë ndërrimet bëhen për mundësinë e lojtarit, ka edhe zëvendësim­e taktike. Ju i dini më mirë këto punë. Megjithatë, unë mendoj se këta tre lojtarë janë liderë të skuadrës dhe po mundohemi t'u marrim maksimumin. Nuk shikoj ndonjë problem se janë këta tre që nuk po tërheqin skuadrën. Unë mendoj se kjo është mundësia për këtë skuadër. Gjithsesi ju si shkodran që jeni, bëni mirë që m'i sugjeroni këto gjëra, por unë them se me këto mundësi që kemi pasur jemi munduar t'i marrim më të mirën.

Hafizi: Nuk ka lidhje me shkodran apo pa shkodran. Nuk më kuptove. Këta janë lojtarë shumë të mirë, por nuk kanë gjendje fizike, forcë sportive. Nuk është faji yt dhe e dyta, nuk keni pasur kohë që të bëni zëvendësim­e taktike, pasi ndeshjet kanë qenë në humbje.

Gjoka: Por kur jemi në humbje, ndryshoj diçka në lojën e ekipit. Faleminder­it profesor për sugjerimin dhe do ta kem parasysh. Të kuptoj shumë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania