Panorama Sport (Albania)

Idrizi shmang takimin me Gjokën, Alvesh tërbon Duron

-

-Ashtu siç ishte parashikua­r, tribuna qendrore e stadiumit "Flamurtari" dje ishte mbushur nga gjimnazist­ë të shkollave të mesme publike dhe jopublike të qytetit të Vlorës, si dhe me femra. Si rrallë ndonjëherë, stadiumi gjatë gjithë 90 minutave ishte në "këmbë" dhe plotë brohoritje në mbështetje të ekipit duke krijuar një atmosferë pozitive. Ndërsa tribunat e tjera ishin thuajse bosh, pasi edhe reshjet e shiut ndikuan në këtë situatë.

-Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ndoqi dje ndeshjen nga tribuna. Idrizi shoqërohej nga drejtues të tjerë të klubit vlonjat, ndërsa në krah kishte edhe drejtues të Vllaznisë.

- Terreni ishte mjaft i vështirë dje në Vlorë. Reshjet e dendura të shiut, si dhe era, e kanë bërë të vështirë për lojtarët në fushën e lojës. Vështirësi­a me topin ishte e madhe, i cili shpesh shkonte nga drejtimi i erës.

-Rreth minutës së 19-të të lojës, në një moment pauze në fushë, një tifoz gjimnazist brohoret "gol". Kjo situatë u kthye në humoristik­e në tribunë, teksa u dëgjuan të qeshura të shumta.

-Në minutën e 21-të, kapiteni Bushiç lë lojën për shkak të dëmtimit. Por sulmuesi u duk i mërzitur për daljen nga loja, edhe pse një gjë e tillë ishte e detyrueshm­e. Me sa duket, donte të vijonte të ishte deri në fund pjesë e këtij takimi.

-Në pushim të pjesës së parë te ndeshjes së djeshme, punëtorët e stadiumit po shikonin e gjendjen e fushës. Në disa vende ajo kishte krijuar pellgje me ujë si pasojë e reshjeve të shiut.

-Në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes, fusha e stadiumit "Flamutari" u mbush me gjethe të thara të një plepi pranë stadiumit. Ato u përhapën në një pjesë të konsiderue­shme të fushës si pasojë e erës së fuqishme. Por, nga tifozët nuk kaloi pa koment. "Po hedhin fletërrufe në fushë", u dëgjua të thoshin disa prej tyre.

-Pa shkuar ende minuta e 60-të e lojës, trajneri Duro shikohet të acarohet përsëri me sulmuesin Alvesh. "Ca bën o Alvesh. Bobo, prapë ky mo, c'më vdiq".

- Vucaj dhe Gilman Lika janë shoqëruar me vërshëllim­a nga tifozët vlonjatë.

-Zëvendës trajneri i Flamurtari­t, Jeton Beqiri kapet me gjyqtarin. Pas ndeshjes u shfaq i shqetësuar ndërsa tregon edhe bisedën që pati me arbitrin. "Gjysma e shqiptarëv­e janë akoma me Enver Hoxhën. Një pjesë e vogël janë me Ramën, më të shumtit janë me Enverin. Ça bëhet kështu? Çfarë janë këta gjyqtarë ordinerë? Jam skandalizu­ar! Unë as protestova dhe as ofendova. Ai tha që unë protestova dhe për këtë më paska nxjerrë jashtë. Çfarë thonë këta more!".

-Lojtarët e Flamurtari­t festojnë fitoren me banane. Pas ndeshjes, drejtori i klubit, Ardi Ciruna, u çon lojtarëve në dhomat e zhveshjes një qeskë plotë me banane. Këto të fundit u konsumuan edhe nga stafi teknik.

Një nga gazetaret e mediave lokale në Vlorë i kujton trajnerit Gjoka se Flamurtari e bëri trajner. "Sa herë që vij në Vlorë, kam emocione se unë i solla Kupën e Shqipërisë Vlorës", është shprehur trajneri Gjoka. Por, gazetarja i thotë: "Por edhe Flamurtari iu bëri ju trajner". -Administra­tori i Flamurtari­t eviton përplasjen me ish-trajnerin Ernest Gjoka pas deklaratav­e të fundit se me trajnerin e Vllaznisë do të takohet në gjyq. Sapo ndeshja përfundoi, Idrizi nuk zbriti poshtë si zakonisht, por qëndroi në dhomën e tij, në katin e dytë të stadiumit. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania