Panorama Sport (Albania)

Duro: E kam fituar bastin tim, ja çfarë pres nga merkato

Trajneri i kuqezinjve: Afirmova lojtarë që nuk njiheshin

-

Edhe pse skuadra e tij nuk ka treguar më të mirën e saj në ndeshjen e djeshme, trepikëshi është ai që kënaq trajnerin Duro. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", pas ndeshjes, tekniku ka deklaruar se e ka kaluar provën e tij, pasi lojtarët që ka afruar kanë bindur, ndërkohë që ka bërë me dije se sot pritet të firmosë një tjetër futbollist. Sa i lumtur jeni me fitoren e sotme (djeshme)?

E kam thënë edhe më parë, ndeshje të lehta në këtë kampionat nuk ka. Vllaznia është një skuadër që nuk e meriton atë vend ku është, dhe kisha respekt maksimal për këtë ekip para ndeshjes. Duke parë edhe terrenin, nuk mund të pretendosh për një futboll cilësor, me atë erë dhe me atë furtunë. Flamurtari ka rimarrë vendin e dytë në klasifikim, është pozitiv ky fakt?

E kam thënë që jam i kënaqur me një skuadër të re. Edhe

përgjegjës­ia ime ishte e madhe, pasi kisha marrë në skuadër lojtarë që nuk e njihnin kampionati­n shqiptar, dhe kjo është një fitore e madhe edhe për mua.

Ju vjen keq për ato barazime të arritura, pasi mund të ishit më lart në renditje?

Edhe mua më vjen keq për disa barazime, kur kemi qenë në avantazh, plus edhe me vendime arbitrare. Kemi barazuar me Laçin, përsëri protagonis­t arbitri. Ky është futbolli. Të ndërtosh një skuadër 90% të re nuk është e lehtë. Kjo është diçka pozitive, të cilën e kalova, edhe pse kisha frikë se si do ambientohe­shin në Shqipëri.

Në cilin repart ka më shumë nevojë kjo skuadër për përmirësim­e?

Tashmë kam afruar dhe një sulmues. Ne duam lojtarë krahu, që të zgjidhin situatat një kundër një, sidomos në ndeshjet në shtëpi. Nesër ( sot) presim edhe një futbollist tjetër, akoma më të shtrenjtë. Unë nuk kam qejf lojtarë të tillë, por me insistimin e zotit Idrizi, presim një lojtar të shtrenjtë. Me këto afrime, do bëhemi shumë të fortë. Sa për Bregun, unë e kam dashur dhe e dua në skuadër, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin ka një tjetër futbollist që do të firmosë nesër ( sot).

Me afrimin e një tjetër sulmuesi pas Nedeljkovi­ç, e rrezikon Alvesh vendin e titullarit?

Mund të them që në skuadër do rritet konkurrenc­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania