Panorama Sport (Albania)

Hakaj: Fiton Teuta dhe i tregoj Partizanit se gaboi me largimin tim

-

Edhe pse e cunguar dhe në transfertë, Teuta kërkon të kthehet me fitore nga kryeqyteti. "Djemtë e detit" gëzojnë një formë të mirë fizike dhe nëse të gjithë japin maksimumin, besojnë te rezultati pozitiv ndaj Partizanit. Mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, që në sezonin e fundit ishte pjesë e të kuqve, e dëshiron më shumë se çdokush tjetër fitoren e Teutës. "Është një ndeshje shumë delikate për ne sepse vijmë pas një gabimi që bëmë në fushën tonë. Shpresojmë që të dalim me rezultat pozitiv nga një fushë e vështirë si ajo e kryeqyteti­t ndaj Partizanit. E kemi studiuar me kujdes kundërshta­rin dhe i dimë pikat e dobët të tij", tha fillimisht Hakaj për "Panorama Sport". Sa i përket objektivit të sotëm dhe mungesave, mbrojtësi shkodran u shpreh: "Pavarësish­t forcës së kundërshta­rit, ne do të futemi në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar. Nuk do të mendojmë vetëm për mbrojtjen, por fokusi ynë do të jetë te sulmi, në mënyrë që të shënojmë, sigurisht duke ruajtur balancat. Kemi mungesa në çdo repart, por në një skuadër të gjithë janë të rëndësishë­m duke filluar nga punëtori i fushës. Përpos mungesave, besoj se i kemi mundësitë të dalim me rezultat pozitiv, pasi të gjithë janë gati të kontribuoj­në për skuadrën. Përballja si "ish"? Kam kaluar një periudhë të bukur te Partizani, por realisht dua shumë ta fitojmë këtë takim dhe t'iu tregoj se kanë gabuar me mua. Gjithsesi, unë ndihem shumë mirë këtu dhe do të jap gjithçka për t'i thyer ata. Synimi im ishte që të luaja titullar dhe kur m'u dha mundësia ndeshje pas ndeshjeje, ku u mundova të jap më të mirën time e të përligj besimin e trajnerit. Për këtë ndihem i kënaqur, por ky është vetëm fillimi", u shpreh Hakaj. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania