Panorama Sport (Albania)

Partizani fiton derbin, përmbysen bardheblut­ë

Çeliku nuk mjafton, Bajrami dhe Hoxha nderojnë “demat”

- RAJKARD ALIKO

Partizani "thyen" Tiranën. Rikthehet derbi i kryeqyteti­t, por këtë herë në Kategorinë e Dytë. Java e 11-të ka vendosur përballë ekipet B të Partizanit e Tiranës dhe duket se "refreni" ka mbetur i njëjtë. Fitimtarë dolën sërish të kuqtë, të cilët kanë përmbysur bardheblut­ë. Goli i shpejtë i realizuar nga Çeliku nuk u mjaftoi të besuarve të Alimehmeti­t, pasi menduan Bajrami dhe Hoxha për të nderuar "demat". Edhe pse kushtet atmosferik­e nuk ishin aspak të përshtatsh­me, kjo nuk i kushtëzoi skuadrat që të prodhonin një futboll të bukur në Yrshek.

NDESHJA - Loja nis me Tiranën që sheh në sulm dhe që në të 7-ën shfaqet kërcënuese me anë të Baros. Ky i fundit, pasi driblon mbrojtësin e krahut të djathtë dhe del i vetëm përballë portierit, gabon në finalizim, duke gjuajtur vetëm në fundore. E megjithatë, pas 4 minutash mendon Çeliku që të zhbllokojë shifrat. Kapiteni i Tiranës, pasi merr krahun e majtë, me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, gjen të papërgatit­ur portierin vendas Sulenji dhe shënon. 0-1 për bardheblut­ë. Partizani "zgjohet" dhe insiston që të gjejë barazimin me anë të Bajramit dhe Sallakut, por në të dyja këto raste, "shënjestra" nuk është e saktë. E para mbyllet këtu, ndërsa e dyta rinis me Tiranën në sulm, e megjithatë në të 47-ën mesfushori Kalemaj, pasi ka gjetur korridorin

duke nxjerrë zbuluar një nga shokët e tij, konkretish­t Dukën, shpërdoron një rast ideal. E 64-ta sjell sërish Çelikun protagonis­t, por tentativa e tij nga distanca shkon vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej në favor të Tiranës, Partizani shfaqet rrezikshëm.

Në të 68-ën një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit është shfrytëzua­r prej Bajramit. Futbollist­i i të kuqve ka përfituar nga rrëmuja në zonë dhe ka barazuar shifrat në 1-1. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi 5 minuta nga fundi vjen edhe kthesa. Hoxha, pasi ka marrë një top të shpejtë nga

mesfusha, duke përfituar edhe nga terreni i lagur, ka kohën që të godasë saktë dhe t'i çojë "demat' në avantazh. Ka edhe një tentativë të Çelës një minutë më vonë, e megjithatë gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja bardheblu, duke lënë kësisoj në fuqi shifrat 2-1 për derbin "B" të kryeqyteti­t.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Partizanit B duke festuar një nga golat e djeshëm kundër Tiranës
Lojtarët e Partizanit B duke festuar një nga golat e djeshëm kundër Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania