Panorama Sport (Albania)

Apolonia mund Shënkollin mes baltës dhe tensionit

Luhet në pellgje uji, lezhjanëve nuk u mbajnë nervat

- PRENG GJIKOLA

Apolonia nis ngjitjen. Fierakët fitojnë në një transfertë shumë të vështirë në Shënkoll ndaj skuadrës vendëse, në një terren shumë të vështirë. Miqtë shënojnë dy gola, nga një për çdo pjesë, ndërsa në fund pati tension dhe përplasje, ku vendësit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq. Me këtë 3-pikësh, Apolonia ngjitet në vendin e 4-t me 17 pikë. Ndërsa, Shënkolli duket se është dehur pas barazimit me Tiranën. Takimi u luajt në një fushë shumë të rënduar, ku në pjesën më të madhe të saj ishin krijuar pellgje me ujë. Madje, reshjet e shiut nuk pushuan as gjatë ndeshjes.

NDESHJA - Loja ka nisur mjaft e fortë, ku që në minutën e 1-ë është Shënkolli që rrezikon me anë të Kullit që në afërsi të zonës fierake gjuan fort,

por topi kalon ngjitur me trekëndësh­in e majtë të portierit fierak. Presioni vendës është i lartë dhe në të 7-ën ishte mbrojtësi S.Danaj që provon nga larg, por topi përfundon në duart e Çakos. Në minutën e 11-të janë miqtë që dalin në sulm dhe është Sota që provon, por finalizimi është për t'u harruar. Presioni fierak rritet para portës vendëse, ku në të 17-ën është Krasniqi që sulmon i vetëm nga qendra dhe pasi futet në zonë, humbet ekuilibrin duke shpërdorua­r një mundësi të mirë. Në të 24-ën, Apolonia sulmon me forca të shumta dhe është Krasniqi që gjuan fort, topi devijohet pak nga një prej mbrojtësve vendës dhe përfundon në rrjetë, 0-1. Ndonëse Shënkolli pas pësimit të golit nisi ofensivën në kërkim të barazimit duke shfrytëzua­r tërheqjen e fierakëve, por balta

dhe uji ishte në disavantaz­h për vendësit. Edhe fraksioni i dytë është i fortë, ndonëse vendësit luftuan fort për barazimin e shifrave, por nuk ia dolën dot të shënonin. Pas disa tentativav­e të shënkollas­ve me anë të Gegës, Kullit e Ruben Danajt që krijuan

disa raste, nuk ia dolën dot që të godisnin në shenjë. Në të 60-ën ishte Apolonia që sulmon rrezikshëm nga e djathta dhe pas një rrëmuje në zonë, është Sota që shënon golin e dytë për fierakët. Pas këtij momenti, vendësit u hodhën të gjithë në sulm, por nuk ia dolën dot që të shënonin, ndonëse rrezikuan mjaft. Në të 70-ën dhe 71-ën është Gega që nuk ia doli dot të shënonte, ndonëse ishte shumë pranë portës. Miqtë e ngadalësua­n ritmin, ndërsa vendësit donin që të vijonte loja e shpejtë dhe në këto kushte kryesori nxjerr me karton të kuq mbrojtësin e Shënkollit, S. Danaj, në të 83-ën. Pas këtij gjesti, loja precipiton në zënka dhe pas akordimit të 5 minutave shtesë rriten tensionet dhe në të 90+2'-ën kryesori detyrohet që të nxjerrë për së dyti kartonin e kuq në adresë të Pjetrushit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund.

 ??  ?? Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme Shënkolli-Apolonia që u luajt në një fushë shumë të rënduar
Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme Shënkolli-Apolonia që u luajt në një fushë shumë të rënduar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania