Panorama Sport (Albania)

Pogradeci bën tripletë, Tomori konteston gjykimin

Liqenorët dhurojnë spektakël, Çekiçi realizon dopietë

- POGRADECI: TOMORI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË:

Tre gola për tri pikë dhe Pogradeci ruan vendin e tretë. Liqenorët kanë mundur dje në fushën e vet Tomorin me rezultatin 3-1. Vendësit janë treguar shumë të kujdesshëm dhe kanë filluar takimin me sulme të rrjedhshme dhe kanë shënuar që në minutat e para. Tomori ka guxuar pak në fillimet e lojës dhe është kujtuar vetëm në fundin e pjesës së dytë. Çekiçi është autori i dy golave për të tijtë, ndërkohë që trajneri Arbri është i pakënaqur me gjykimin.

NDESHJA

Rrezikun e parë e krijon Onoh që në minutat e para kur gjuan shpejt nga jashtë zone, por jashtë kudratit. Në të 6-ën vjen edhe zhbllokimi i rezultatit. Çekiçi merr një top në të majtë dhe shërben për Lamen që i vetëm nuk e ka të vështirë të shënojë. Ndërsa lojtarët e Tomorit kujtuan për pozicion jashtë loje. Në minutën e 25-të është Paja për miqtë që do të godasë nga jashtë zone, por Mali i liqenorëve largon me këmbë dhe më pas mbrojtja largon topin. Në minutën e 35-të, një rrëmujë në portën e Pogradecit dhe përsëri sulmuesit e Tomorit nuk përfitojnë. Në të 45ën është Çekiçi që shpërthen nga e majta dhe godet fortë dhe topi pasi përplaset në shtyllë, përfundon në rrjetë, 2-0. Pjesa e dytë nis mirë për vendësit që realizojnë Golat: Lame 6', Çekiçi 45', 50'(p)/ Bitri 80'

Mali, Kllogjeri (Çela 85'), Liçkollari, Jahaj (Xh.Liçkollari 90'), Kame (Topllari 67'), Çekiçi, Pura, Hysenllari, Shyti, Lame, Përe. ( Në dispozicio­n: Çerepi, Xhelollari, Molla). Trajner: F.Fetollari

Kaloshi, Hyseni ( Buda 52'), Bitri, Myzyri, Onuh, Daci, Koleci, Kopaçi (Mirani 58'), Paja, Sharavolli (Mersini 63'), Çaço. (Në dispozicio­n: Haxhi, Hoxha, Ajdinaj). Trajner: G.Arbri

Çekiçi, Liçkollari, Pura, Hysenllari, Përe/ Myzyri, Daci, Çaço K.Bajramaj, Gj.Mani, A.Koçiaj (Tiranë)

edhe golin e tretë. Shyti pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit dhe ka penallti. Nga pika e bardhë godet Çekiçi që shënon. Edhe pas këtij momenti, janë përsëri liqenorët që kanë mundësi për gola të tjerë, por vazhdohet me shpërdorim­in e rasteve. Rastet për Tomorin fillojnë

pas minutës së 70-të. Në 79-ën është Bitri që gjuan me kokë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e Malit. Por, pas një minute, Bitri do të jetë i saktë po me kokë dhe shkurton diferencën e golave. Me gjithë përpjekjet e minutave në vazhdim nuk ka ndryshim rezultati. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania