Panorama Sport (Albania)

Kastrioti “arratiset” në krye

Lamptej i miqve përfundon në spital, nuk përballon dot të ftohtin në 10 minutat e fundit

- LIRIDON PASHA

Kastrioti vazhdon të kryesojë bind shëm Grupin A të Kategorisë së Parë. Krutanët e nisin fazën e dytë me një tjetër fitore, ndonëse minimale, ajo vlen tri pikë. Skuadra e Samuel Nikajt mbetet e pamposhtur edhe pas 10-të javëve kampionat. Në sfidën e djeshme ndaj Burrelit, golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Taulant Marku, ndërsa Kabiru humbi një penallti. Me këtë 3-pikësh, Kastrioti vazhdon të jetë në krye të grupit me 26 pikë.

NDESHJA

Edhe në Krujë, moti nuk ka qenë aspak i mirë dhe i gjithë 90- minutëshi i ndeshjes është zhvilluar nën reshjet e shiut. Sa i takon ndeshjes, ajo nis me një rast shumë të mirë për vendësit, ku Lilaj del tek për tek me portierin mik, e shmang, por çuditërish­t anësori jep pozicion jashtë loje. Krutanët janë më kërkues, Çutra pason për Markun, ky i fundit tenton, por pret Hila. Kastrioti rrezikon herë pas here, por miqtë mbrohen mirë. Në të 33-ën ka një prekje të topit me dorë dhe ekzekutimi­n e penalltisë për vendësit e merr përsipër Kabiru që godet, por topi përplaset në shtyllë dhe përfundon jashtë. Katër minuta më vonë, Mziu kroson në

zonë dhe Marku arrin të zhbllokojë shifrat. Miqtë janë inekzisten­të në fushë dhe, madje, as nuk arrijnë të kalojnë në gjysmëfush­ën e vendësve në fraksionin e parë, i cili mbyllet me rezultatin 1- 0. Në pjesën e dytë skuadra e Nikajt vetëm

mundohet të mbrojë rezultatin, ndërsa reshjet e dendura nuk lejojnë zhvillimin normal të lojës. Megjithatë, Çutra dhe Malindi e tentojnë portën mike me goditje nga distanca, por pa arritur të shënojnë. Me këtë fitore, Kastrioti vazhdon të kryesojë

bindshëm grupin A dhe, aktualisht, duke qenë se ndeshja Tërbuni- Besëlidhja nuk është zhvilluar, skuadra e Nikajt e sheh veten në krye me 11 pikë diferencë.

E RRALLË

Në minutën e 80-të, lojtari nigerian i Burrelit, Lamptej

është ndjerë keq për shkak të temperatur­ave shumë të ulta. Futbollist­i nuk ka arritur ta përballojë sfidën deri në fund dhe është dashur të transporto­het drejt spitalit. Në këtë mënyrë, matjanët kanë mbetur me dhjetë futbollist­ë në 10 minutat e fundit

pasi nuk kanë pasur më zëvendësim­e. Diçka e rrallë që ndodh në ndeshjet në Shqipëri. Ndërsa, lojtari nigerian e ka të vështirë që të ambientohe­t me temperatur­at shumë të ulta dhe të ftohtin që mbizotëron në vendin tonë gjatë dimrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania