Panorama Sport (Albania)

Bylisi nuk ndalet, Murataj e Ntefe mundin Shkumbinin

- SHKUMBINI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Bylisi ka bërë autokritik­ën duke mposhtur skuadrën e Shkumbinit në "Adush Muça" me rezultatin 3- 0. Një sfidë, e cila ka folur e gjitha për ballshiotë­t, ndërsa skuadra peqinase dje në fushë ka lënë për të dëshiruar. Një fitore me vlera për Bylisin që edhe pa trajner, merr 3 pikët dhe nuk i ndahet Tiranës. NDESHJA

Në pjesën e parë, vendësit, dhe pse me mungesa të rëndësishm­e si Zisi e Vatnikaj, sërish janë kërkues dhe e nisin shpejt takimin për të shënuar golin e parë. Peqinaset mbrohen mirë dhe shfrytëzoj­në kundërsulm­in. Në momente të veçanta, ballshiotë­t administro­jnë më shumë topin dhe dalin befasishëm në sulm, ku Ntefe e Murataj shpërdoroj­në raste. Peqinasit duken shumë pak në pjesën e parë. Në të 30- ën janë vendësit që shënojnë. Në një aksion të nigerianit Ntefe. Mesfushori me J. Ntefe 30', 79', Murataj 73' Xhorxheviç, Bella, Kullira, Shoshi, Hoxhaj ( Sinaj 43'), Limaj, Kolgega (K.Fejzaj 85'), F.Ntefe, Luiz Henrikue, Murataj, Samnda (P.Fejzaj 80'). Trajner: E.Miço

Ajazi, Beqiraj, Bërdufi, Isai, Nexha, Hasani, Xhyra, Dervishi (Bali 47'), Zhuka ( Lila 47'), Lluca ( Stojku 78'), Musaku. Trajner: S.Branica

Luiz Henrikue/ Bali, Musaku

K.Prenga, E.Çuni (Laç), B.Dragusha (Shkodër)

Xh.Zajmi (Tiranë) U.Zajmi (Tiranë) tipare sulmuese i skuadrës ballshiote bën gjithçka mirë dhe finalizon me sukses duke dërguar të tijtë me avantazhin në "xhep" në dhomat e zhveshjes. Miqtë bëjnë dy zëvendësim­e kur kalojnë dy minuta. Bali e Lila në fushë në vend të Dervishit e Zhukës. Ndërkohë te Bylisi Hoxhaj i ka lënë vendin të riut Sinaj. Ballshiotë­t kërkojnë golin e dytë që nuk vonon shumë. Këtë herë është braziliani Luiz Henrkie, i cili driblon dy lojtarë peqinas, pason për Muratajn mjaft bukur që me shpejtësi në zonën e rreptësisë shmang edhe portierin dhe shënon golin e dytë për ballshiotë­t. Peqinasit dorëzohen dhe kërkojnë të mos pësojnë më shumë, por vendësit marrin situatën në dorë. Në të 79- ën minutë është nigeriani Ntefe që futet në zonë, driblon lojtarët peqinas që i dalin përpara, pason për Muratajn që ia kthen menjëherë afrikanit që realizon golin e tretë. Në minutat e mbetura, ballshiotë­t aktivizojn­ë edhe vëllezërit Fejzaj në vend të Kolgegës e Samndës. Ndeshja përfundon me rezultatin 3- 0, me një Bylis që shpërdoron shumë dhe që vazhdon të jetë në lojë për të synuar elitën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania