Panorama Sport (Albania)

Egnatian e ngrohin statistika­t, Gjonaj beson te surpriza

-

Me seancën e paradites së djeshme, Egnatia u dha dorën e fundit përgatitje­ve për prag sfidën me Vllazninë B që do të luajë sot në Shkodër. Gjatë të gjithë javës, grupi i lojtarëve ka punuar në çdo drejtim duke marrë ngarkesat e duhura fizike e teorike. Rrogozhina­sit do të tentojnë surprizën sot në Shkodër dhe për të siguruar pikët e plota. Të dyja skuadrat janë ndeshur më parë dhe Egnatia ruan një bilanc pozitiv sa i përket statistika­ve. Për përballjen e sotme, trajneri Gjonaj do t'i ketë në dispozicio­n të gjithë lojtarët, pasi periudha e pushimit bëri që të rikuperohe­n edhe të dëmtuarit. Për "Panorama Sport", trajneri Vladimir Gjonaj u shpreh se ka besim te grupi që drejton dhe do ta nisin mbarë fazën e dytë. "Për ne, e rëndësishm­e që të japim maksimumin në çdo fushë. Duke treguar një futboll të bukur dhe më pas pikët bëhen më të lehta për t'i siguruar. Pas mbylljes me sukses të fazës së parë, në të dytën na mbetet "detyrë" të tentojmë të jemi sa më pranë kreut të renditjes. Kemi punuar gjatë seancave për korrigjimi­n e çdo gabimi që është vënë re më parë, pasi koha ishte e mjaftueshm­e që për sfidën me Vllazninë B të jemi më të saktë në veprime. Kam besim te grupi që drejtoj se edhe në Shkodër do arrijmë të bëjmë surprizën e radhës në transfertë, ashtu si ndeshjet e kaluara. Grupin e lojtarëve e kam të plotë dhe të gatshëm", përfundoi Gjonaj. Aldo Buzi Në portë: Sherri;

Në mbrojtje: Hysenaj, Ruqi, Pusi, Bega;

Në mesfushë: Markolaj, Kushi, Djepaxhia, Miloti;

Në sulm: Balaj, Ekorçeviç;

Trajner: E.Kraja; Skema: 4-4-2;

Në portë: Haremi

Në mbrojtje: Rexhepi, Nako, Vogli, Bakiasi;

Në mesfushë: Gjoka, Baze, Henry, Dosti, Brajt; Në sulm: Osinaki; Trajner: V. Gjonaj; Skema: 4-2-3-1;

 ??  ?? Gjendja e fushës së Pukës ku ishte e pamundur që të luhej normalisht ndeshja Tërbuni-Besëlidhja
Gjendja e fushës së Pukës ku ishte e pamundur që të luhej normalisht ndeshja Tërbuni-Besëlidhja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania