Panorama Sport (Albania)

Kompletohe­t Dinamo, Besa nuk pranon më humbje

-

Dinamo dhe Besa do të luajnë sot sfidën e radhës mes tyre në Pezë. Një ndeshje, ku të dy ekipet kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve. Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i bluve, Igli Allmuça, u shpreh: "Mendoj që jemi të aftë të marrim tri pikët e të rikthehemi te fitoret. Kemi vullnet dhe dëshirë për të fituar takimin, gjithsesi në futboll janë tri rezultate dhe ia lëmë fushës. Sa për shtyrjen me një javë të kampionati­t, unë mendoj se për Dinamon kishte një aspekt pozitiv. Kem rikuperuar dy lojtarë të dëmtuar dhe Elmazi e Ilir Allmuça janë gati. Në takimin me Besën, ne nuk kemi alternativ­ë tjetër përveç fitores. Skuadra është në gjendje të mirë morale, psikologji­ke dhe fizike, kështu që i kemi të gjitha mundësitë për t'u kthyer te fitorja", përfundon Allmuça. BESA Pavarësish­t se luajti me Besën në Superiore, mbrojtësi Skerdilajd Perja i tha jo, gjatë gjithë këtyre 4 viteve, çdo oferte për të braktisur Besën. Mbrojtësi kavajas, në një prononcim për gazetën, shprehet: "Çdo moment i keq ka një kufi. Më duhet të falënderoj që në hyrje ata mijëra tifozë të Besës që asnjëherë nuk na braktisën, pavarësish­t rezultatev­e negative. I kemi zhgënjyer, kjo është e vërtetë. Shansi ynë mbetet takimi i sotëm ndaj Dinamos, ku unë besoj dhe do bëjmë gjithçka për të mos dalë të mundur". S.Sulozeqi/ F.Ferizaj Në portë: Saraçi;

Në mbrojtje: Peqini, Muça, Il.Allmuça, Nuri;

Në mesfushë: Doksani, Lika, Elmazi, Hasa;

Në sulm: Traga, Çota;

Trajner: I.Allmuça; Skema:

4-4-2;

Në portë: A.Kaloshi;

Në mbrojtje: Perja, Hoxha, Kaja, Bushi; Në mesfushë: Mihani, Shabani, E. Kaloshi, Hoxha; Në sulm: Dervishi, Morina; Trajner: B.Sinella; Skema: 4-4-2;

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania