Panorama Sport (Albania)

Tirana hakmerret ndaj Partizanit

Dominim total në fushë me 28 pikë diferencë, por trazirat lanë stadiumin pa tifozë

-

Tirana në basketboll për meshkuj është hakmarrë ndaj asaj humbjeje në tavolinë kundër Partizanit, teksa ka fituar dje në mbrëmje pas një rivaliteti gjatë pjesës së parë, por me shumë me shumë lehtësi gjatë së dytës, duke e mbyllur me 28 pikë diferencë, 8052. Ka qenë një sfidë e vlefshme për javën e tetë të Superligës. Gjithsesi ka qenë një ndeshje "fair play" në fushë, por aspak e tillë ka qenë ajo jashtë pallatit të sportit "Asllan Rusi", ku forcat e policisë, nga frika e përplasjev­e mes dy tifozërive (Guerrils dhe Fanatics), të cilët kishin paralajmër­uar praninë e tyre, kanë mbërritur më herët dhe me forca të shumta. Kontrollet kanë qenë fillimisht për tifozërinë e kuqe dhe më pas, të atyre bardheblu duke qenë mjaft të imta, madje u është kërkuar edhe karta e identiteti­t. Në disa raste, kontrollet kanë qenë aq paradoksal­e sa u kanë kërkuar tifozëve që të heqin edhe këpucët. Disa prej tifozëve u janë gjetur sende të forta që do të përdoreshi­n gjatë ndeshjes. Këto masa ishin më se të nevojshme nga ana e policisë, jo vetëm nga shkaku se ishte paralajmër­uar ardhja e tyre, por duke u nisur edhe nga incidentet e krijuara gjatë takimit të parë, ku "Fanatiksat" hynë në fushë dhe kërcënuan lojtarët e Partizanit. Kështu, pas kontrollev­e të shumta, në ambientet e brendshme kanë hyrë vetëm pak tifozë, shumica prej tyre ishin familjarë të basketboll­istëve. Për sa i përket zhvillimit të ndeshjes, nis bukur me trepikëshi­n e Gjonajt për Partizanin, por që vjen më pas breshëria prej 8 pikësh e Hysenagoll­it e kështu ka vazhduar e bukur dhe me rivalitet për 20 minuta, me Partizanin që ka rivalizuar mjaft mirë duke e mbyllur pjesën e parë me vetëm një pikë më pak se bardheblut­ë 39- 40. Tirana, edhe pse në përbërje ka lojtarë mjaft cilësorë, pasi luan aktualisht në dy kompeticio­ne njëkohësis­ht, pra dhe në ligën Ballkanike duke pretenduar edhe atje për 6- shen e parë, nuk pati ndonjë diferencë në rezultat. Por, gjatë pjesës së dytë ndihet diferenca mes dy skuadrave, ku bardheblut­ë janë shkëputur ndjeshëm, madje, deri në 30 pikë duke e merituar plotësisht fitoren aq sa edhe trajneri i Partizanit e ka pranuar se Tirana është më lart se ekipi i tij. Kështu pjesa e dytë ka qenë një formalitet për kampionët, që shkëputen me lehtësi dhe hipotekojn­ë fitoren 80- 52 duke u hakmarrë për atë humbjen 0-20 në tavolinë të ndeshjes së pare.

Dy ndeshjet e tjera kanë

qenë pa rivalitet dhe vendësit kanë triumfuar lehtësisht. Kështu në Shkodër Vllaznia është rikthyer menjëherë te fitorja duke bërë autokritik­ën. Ka qenë një fitore me rezultat të thellë e Vllaznisë ndaj Barletit, e cila e ka mbyllur ndeshjen

në shifrat 106-67. Ndërsa një tjetër fitore për Teutën ka ardhur në shtëpi duke mposhtur Kamzën 91:80 në një ndeshje mjaft të bukur, që në periodën e fundit pati edhe momente tensioni. Abdulla Dushku, Roland

Gjini, Senad Nikshiqi

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania