Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Vllaznia, dy gjysmëfina­listet e para

Sfidat e Kupës së Shqipërisë

-

Në pallatet e sportit "Fahrie Hoti" në kryeqytet dhe në "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit janë luajtur dje në mbrëmje ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat e para gjysmëfina­liste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, të cilat janë të kualifikua­ra në përfundim të ndeshjeve të ditës së dytë për Grupin A. Bardheblut­ë dhe kampionët nga Shkodra nuk kanë zhgënjyer as në ndeshjet e dyta duke prerë para kohe një biletë për më tej, ndërkohë që eliminohen nga gara Farka Vollej dhe Elbasani. Ndeshjet e sotme do të vlejnë për të përcaktuar se kush skuadër do të renditet e para, pasi çështja në kualifikim­in është tashmë e mbyllur. Ndërkohë që po dje kanë nisur dhe ndeshjet e grupit B, ku Partizani dhe Erzeni i kanë nisur mbarë takimet e tyre në këtë edicion duke fituar me rezultatin 3-0, respektivi­sht ndaj Teutës dhe Skënderbeu­t. Skuadra e pestë në këtë grup është Studenti që dje ishte pushim. Partizani arriti një fitore të lehtë ndaj Teutës me shifrat 30, ndeshje që nuk pati rivalitet dhe emocione, pasi të kuqtë e dominuan takimin në të tria setet. Rezultat i pritshëm duke qenë se edhe në kampionat durrsakët nuk kanë asnjë fitore dhe renditen të fundit. E njëjta situatë edhe në ndeshjen që nxori fitues Erzenin, ku mundi 3-0 Skënderbeu­n, sfidë që pati disi emocione vetëm në setin e parë. Më tej, në fushë loja foli vetëm për shijakasit që patën epërsi dhe fituan pa probleme.

Melsi Mala, Roland Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania